Hani çokollatë, parandalon çrregullimet e ritmit të zemrës

Leda Hysa

Ajo është një nga kënaqësitë më të mëdha të jetës dhe në fakt një copë çokollatë në ditë, mund të jetë vërtet e mirë për shëndetin tonë.

Ekspertët në Shkollën Mjekësore të Harvardit zbuluan një trajtim që ul rrezikun tonë për tu zhvilluar një ritëm jonormal i zemrës, me më shumë se një të pestën. Duhet të hani çokollatë.

Për femrat, konsumi optimal i çokollatës është 30 gramë në javë, gjë që e zvogëlon rrezikun e zhvillimit të rrahjeve të parregullta me 21%. Nëse ato hanë më shumë, përfitimet ulen.

Por për meshkujt, rezultatet më të mira fitohen duke ngrënë të njëjtën sasi midis 2 dhe 6 herë në javë, gjë që e ndalon zhvillimin e rrezikut prej 23%.

Meshkujve që janë të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës shpesh u thuhet se duhet të përjashtojnë ushqimet e ëmbla dhe yndyrore nga dieta e tyre.

Por studiuesit thanë se, çokollata ka antioksidues, antiinflamatorë dhe antiplateletë, të cilët ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të zhvillimit të problemeve të zemrës.

Shkencëtarët mendojnë se antioksidantët natyralë që gjenden në kakao largojnë gjendjen duke reduktuar presionin e gjakut, kolesterolin dhe inflamacionin.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Por për meshkujt, rezultatet më të mira fitohen duke ngrënë të njëjtën sasi midis 2 dhe 6 herë në javë, gjë që e ndalon zhvillimin e rrezikut prej 23%

    Ju lutem, ma perktheni pak!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *