Sekuestrohen një sasi e konsiderueshme mallrash kontrabandë në Doganën e Hanit të Hotit.
Nga kontrolli i ushtruar në mjetin me targë PGGD963/PG107GA, me ngarkesë nga Italia, transit nga Mali i Zi, me pronar dhe shofer një shtetas malazez, me subjekt pritës “ASHEL” Shkodër, u gjetën të padeklaruara rreth 5500 kg me verë dhe shampanje, pa pullë fiskale, lëngje frutash, kafe e bluar dhe e pjekur, miell gruri, detergjentë, si dhe mallra të tjera ushqimore. Detyrimi doganor i shmangur dhe gjoba arrin vlerën 1,1 milionë lekë.
