Hapen dy shtëpi të veçanta për trajtimin e çrregullimeve të shëndetit mendor

redaktor

Shtrimi në spital apo mbushja e recetave me medikamente nuk është gjithmonë rruga e duhur për trajtimin e pacientëve që kanë problem me shëndetin mendor. Mungesa e shërbimeve të specializuara, si dhe mosmenaxhimi si duhet i këtyre rasteve ka çuar drejt një rritjeje të frikshme të numrit të pacientëve që manifestojnë probleme të rënda të shëndetit mendor. Shqetësime të cilat shoqërohen jo në pak raste kanë mbartur pasoja fatale për jetën e tyre. Duke marrë shkas nga domosdoshmëria e përmirësimit të shërbimeve që duhet të ekzistojnë për këtë kategori pacientësh, është menduar që të zbatohet një model i ri trajtimi, që konceptohet ndryshe si kurimi në një “shtëpi familje”. Për këtë autoritetet e shëndetësisë kanë konfirmuar hapjen e dy qendrave të reja komunitare pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku do të trajtohen të gjithë këta pacient, duke shmangur kështu edhe shtrimet e mundimshme në spitale.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në versionin print të gazetës DITA.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *