Hapen kreditë e buta në 2017-n

Dita

Plot 1500 qytetarë të Tiranës, të pastrehë kanë aplikuar në njësitë administrative ku jetojnë për të përfituar kredi të butë nga Bashkia.  Që nga vitit 2013, ky program është i mbyllur për shkak të konstatimeve nga qeveria se ka patur abuzime, ku përfitues të kredive kanë qënë persona që nuk kishin statusin e të pastrehëve.

Bashkia e Tiranës në 2017 do të rihapë këtë program, të pavarur nga qeveria qëndrore, me një fond  paraprak që do të vihet në dispozicion nga buxheti i këtij instuitucioni prej 1 mln dollarë.

Brunilda Paskali,  nënkryetarja e bashkisë së Tiranës sqaron se: “Planifikojmë dhënien e kredive të buta dhe kemi nisur një proces për krijimin e një fondi për dhënien e këtyre fondeve.”

Nën/kryetarja e Bashkisë, Brunilda Paskali, jep dhe një jam të mirë për të gjithë çiftet e reja të qytetit që do të shihen me prioritet në këtë program për përfitimin e një kredi të butë për strehimin e tyre.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *