Në Obot të Shkodrës janë përmbytur 700 hektarë tokë bujqësore si dhe një pjesë e rrugës.
Mëngjesin e së hënës u deshën mjetet e ushtrisë për të zhvendosur disa banorë pasi rruga u përmbyt, dhe për këtë situatë në njësinë administrative Ana e Malit fajësojnë shkarkimet nga hidrocentralet.
“Brenda 70 ditëve është hera e tretë që njësia Ana e Malit përmbytet, Për momentin kemi më shumë nevojë për bazë ushqimore për bagëtitë. Është totalisht nga shkarkimet”, thotë Arben Ceni, drejtues i Njësisë Administrative Ana e Malit.
Edhe pse Korporata Energjetike Shqiptare shprehet se shkarkimet e kontrolluara që po bëhen aktualisht nga hidrocentralet mbi lumin Drin nuk mund të shkaktojnë përmbytje në Nënshkodër, banorët i tremben vërshimeve dhe thonë tashmë se tokat e mbjella i kanë nën ujë.
Uji megjithatë shfaq tendenca për tërheqje dhe mungesa e reshjeve sjell parashikime optimiste.
a.s/dita

Permbytjet e pervitshme te Nilit e bene Egjiptin hambar drithi.Gezojuni maloke,se ju ka ardhur e mira tek dera.