Një ekspozitë me foto të shkrepura duke e parë realitetin me syrin e gazetarit. Ekspozita hap dyert sot në Galerinë FAB pranë Universitetit të Arteve. Ekspozita realizohet me punimet e studentëve të fotografisë të Universitetit të Arteve dhe Fakultetit të Gazetarisë të Universitetit të Tiranës. Që nga 25 shkurti, studentët ndjekin një seminar përgatitor të fotogazetarisë të drejtuar nga fotografi dhe botuesi francez Arnaud Brunet (Agjencia Neus). Janë 60 fotografi me tematikë të gjerë dhe këndvështrime të ndryshme, parë herë me syrin e gazetarit e herë atë të artistit. (Foto: Panorama)