Në Antalia të Turqisë dje u hap Festivali i 10-të Ndërkombëtar i skulpturave nga rëra, raporton Anadolu Agency.
Tema e festivalit të këtij viti është “14 mrekullitë e botës dhe mitologjia”. Në plazh performancat e 26 artistëve nga 12 vende u prezantuan më shumë se 100 skulptura të bëra nga më shumë se dhjetë ton rërë.
Në ekspozitë u prezantuan edhe skulpturat e shtatë mrekullive të botës, të zgjedhura nga UNESCO. Vizitorët kanë rastin të shohin Coloseumin, qytetin antik Petra, murin Kinez, Machu Piccho, si dhe skulptura të ndryshme mitologjike
Drejtori i Festivalit, Cem Karaca për AA tha se ky është një nga festivalet më të mëdha dhe më të vjetër të skulpturave të rërës në botë e cila tani mbahet tradicionalisht.
