Edicioni i 9 i festivalit ndërkombëtar të skulpturës ka ngritur siparin edhe për këtë vit në Korçë.
Në të marrin pjesë 5 artistë të huaj dhe një shqiptar, të cilët do të realizojnë për 10 ditë krijimet e tyre artistike në parkun e qytetit.
Aktiviteti promovon artin dhe turizmin, ndërsa në fund veprat e artit mbeten në qytetin juglindor, ashtu si në edicionet e kaluara.
Kurator i këtij aktiviteti vazhdon të jetë Genti Tavanxhi.
Kryebashkiaku Sotiraq Filo ka theksuar se ky aktivitet është mjaft i rëndësishëm në promovimin e Korçës turistike.
“Falë këtij projekti kemi këtë muzeum të hapur, këtë koleksion të veprave moderne të skulpturës së gurit që iu është shtuar Parkut Rinia si një gjetje e veçantë”, tha ai.
s.a/dita

Faleminderit Korces,me ate krijimtari-mbare shqiptare.
Urim dhe keshtu, te shohim veprimtari ne cdo qytet te shqiperise.Krijuesit nuk mungojne.
Faleminderi Korces me ate kryetar te suksesshem.qe po e ben Korcen vertet- Parisi Vogel.
Guri Naimit D