Masteri i Shkencave dhe mesatarja, kriter vendimtar për të siguruar një të drejtë studimi në programet e doktoraturës. Konkurrimi bëhet me anë të dosjes. Afatet e aplikimit vijojnë deri më 15 mars. Tabela e plotë e kuotave për 10 programet e doktoraturës që ofron ky fakultet.
Pranvera Kola
Nesër çelen zyrtarisht aplikimet për kandidatët që duan të vijojnë studimet e larta në programet e doktoraturës në Fakultetin e Histori-Filologjisë pranë Universitetit të Tiranës. Burimet zyrtare të këtij fakulteti bëjnë me dije se janë shpallur tashmë afatet për aplikimet në këto programe të ciklit të tretë, së bashku me kriteret që kandidatët duhet të përmbushin gjatë fazës së konkurrimit për të siguruar një të drejtë studimi në shkollën doktorale.
Konkurrimi me dosje do të jetë edhe për këtë vit metoda me të cilën do të seleksionohen kandidatët që përmbushin kushtet për të vijuar studimet e doktoratës. “Në datën 21 shkurt fillon aplikimi për shkollën doktorale. Dorëzimi i dosjeve bëhet në departamentet përkatëse të secilës degë. Aplikimi përfundon në datën 15 mars”. Konfirmohet nga burimet zyrtare të fakultetit.
Për t’u pranuar në një program studimi të doktoraturës, kandidati duhet të përmbushë një sërë detyrimesh ku ndër më të rëndësishmet është zotërimi i një diplome të fituar nga ndjekja e studimeve të ciklit të dytë, si dhe të çdo diplome tjetër, e vlerësuar, e barasvlershme me të, në fushën e programit të doktoratës apo në një fushë të përafërt të përcaktuar më parë në rregulloren e programit përkatës të doktoratës.
Në këtë program studimi kanë të drejtë të aplikojnë edhe kandidatët që kanë mbaruar studimet e larta sipas sistemit të vjetër 4-vjeçar. “Kandidatët duhet të kenë së paku një diplomë të fituar në institucione universitare brenda ose jashtë vendit në nivel ose ‘Master Shkencor’ apo të ekuivalentuara me to nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, të specifikuar nominalisht në fushën ku studentët dëshirojnë të aplikojnë”, detajohet nga ekspertët e Ministrisë së Arsimit lidhur me kategoritë e aplikantëve që duan të konkurrojnë në këto programe studimi.
Njëkohësisht, një tjetër kriter i rëndësishëm është edhe nota mesatare. Kështu për të mos rrezikuar përjashtimin nga gara e konkurrimit aplikuesit duhet të kenë një mesatare note prej jo më pak se 8 në kuadrin e studimeve të nivelit ‘Master Shkencor’ ose 4-vjeçar të dikurshëm (pa përfshirë notën e diplomës).
“Preferohen kandidatët me vlerësim maksimal në diplomë. Nga ana tjetër, ata duhet të plotësojnë të gjitha kërkesat administrative që parashikon rregullorja e shkollës doktorale në fuqi”, detajohet në rregulloren e konkurrimit për shkollën doktorale.
Në tabelën bashkangjitur shkrimit do të gjeni të detajuar listën e plotë të dosjes me dokumentet që duhen dorëzuar nga aplikantët për të ndjekur studimet e larta në programet e doktoraturës. Shkencat gjuhësore, Kërkimet gjuhësore, si dhe Gjeografia raportohet të kenë numrin më të lartë të kuotave të pranimit që janë miratuar nga Këshilli i Ministrave për pranimet e reja në programet e doktoraturës gjatë këtij viti.
Sa i takon tarifës së studimeve, vendimi i Qeverisë përcakton se: “Tarifa e shkollimit për programet e studimeve të ciklit të tretë të doktoratës, është 216 320 lekë. Tarifa e shkollimit paguhet në këste, të përcaktuara nga institucioni publik i arsimit të lartë”.
Kriteret për t’u diplomuar në programet e doktoraturës
Programet e studimeve të doktoratës janë programe të studimeve të ciklit të tretë, me karakter plotësisht akademik, që kanë në bazë kërkim shkencor dhe veprimtari krijuese. Në studimet e doktoratës pranohen kandidatë që kanë fituar diplomë universitare “Master i shkencave” ose “Master i arteve të bukura”.
Këto programe të studimeve zgjasin të paktën 3 vite akademike dhe përfshijnë 60 kredite për studime të organizuara teorike. Institucionet e arsimit të lartë, në bazë të rezultateve të arritura në studimet e organizuara teorike, vendosin kritere klasifikimi për kandidatët që kanë të drejtë të zhvillojnë projektin kërkimor dhe të përgatisin tezën e doktoratës.
Institucionet e arsimit të lartë përcaktojnë standarde e kritere kualifikuese për njohjen e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare, si dhe metoda për vlerësimin e nivelit teorik të përgjithshëm të kandidatëve.
Kandidatët, që nuk arrijnë të përmbushin kriteret e vendosura, nuk klasifikohen për të vazhduar më tej studimet e doktoratës dhe pajisen me një dëshmi në të cilën jepen modulet e zhvilluara së bashku me kreditet e grumbulluara dhe vlerësimin e tyre. Në përfundim të programeve të studimeve të doktoratës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor” (Dr).
Pranimet për ciklin e tretë të studimeve universitare
Në përmbajtje të dosjes së konkurrimit duhet të jenë:
Kërkesa e kandidatit drejtuar Këshillit të Profesorëve
CV personale dhe bibliografia e punimeve shkencore dhe fotokopjet e tyre
Diplomë e shkollës së lartë dhe lista e notave (fotokopje e noterizuar)
Diplomë e DIND, DND, MsC (fotokopje e noterizuar) dhe lista përkatëse e notave
Fotokopje e pasaportës ose Kartës së identitetit
Dy fotografi
Dy referenca nga persona me titull akademik
Një deklaratë që pranon të shlyejë detyrimet financiare të këtyre studimeve
Dëshmi e gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar)
Vërtetim nga qendra e punës, nëse është i punësuar (ose deklaratë noteriale)
Mandat për tarifën e aplikimit për konkurrim prej 2000 lekësh
Dëshmi penaliteti
Pranimi i kandidatëve do të bëhet sipas kritereve të përcaktuara në rregulloren e doktoratës, konkurrimi bëhet me dosje
Dokumentacioni i mësipërm dorëzohet pranë departamenteve përkatëse të degëve
Ajde doktoratura,ajde,nje shtet qe vdekja po i vjene ngadal,nga keto doktore shkencash,injorante,dhe me kritere te fallsifikuara,mjere ky kombe,se cfare po pregadit,e po prodhon,nuk kemi faje neve populli i shkrete,,por politika e ketij vendi te renuar.Jemi bere Afrike e dyte,dhe atje mendoj se profesoret kalojne ne nje site dhe nuk shpallen kote,ne kete Shqiperi hale nuk ngeli njeri pa u ba doktor,me deftesa falso,e me universitete si Kristali me kompani,po daleni o njeres ku po e shpini Shqipenine,e vodhet,e shkateruat,tani po e groposni per se gjalli.Ajdeni ketu ne perendim,e provoni dijet o profeore e akademik te mallkuar,ajdeni e do te shihni se edhe shkollen e mesme nuk e mbroni dote,… tju rojne gradat, se mendejne e ka mare politika, domozdo se eshte mjete super fitimi.
Mos i fusni te gjithe ne nje thes zoteri. Shoqeria shqiptare ka edhe studente ekselente. Eshte prej deshtaku ky lloj nihilizmi.
Keto doktoratura me duken pazar. Une di nje rast qe eshte denonecuar dhe ne FB kur ne departamentin e gazetarise ne Univresitetin e Tiranes perzgjedhja behet me korrupsion. Pergjegjesi i Departamentit prej rreth nja 4 muajsh nuk eshte ne Tirane prane studenteve por qendron ne France… Vetem ne Shqiperi mund te ndoshi kjo, kur nje pedagog merr njeheresh 2 rroga per mesimdhenie. Pergjegjesi i Departamentit, qe eshte dhe Akademik e ka rrenuar fare profilin e gazetarise duke e ndjekur punen nga Franca. Sipas ankesave qe kane studentet e Gazetarise akademiku Fuga 50 perqind te vitit eshte ne Shqiperi dhe gjysmen tjeter eshte ne France duke mbaruar punet e veta. Vetem ne vendin tone mund te ngjase keshtu. Korrupsion akademik