Hapet gara për Kryeprokurorin e ri, KLP: Emri përpara korrikut

Bora Basholli

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur garën për zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm.

Sipas KLP, rregullorja për vlerësimin e kandidatëve ka hyrë në fuqi të premten dhe për rrjedhojë tashmë është hapur faza e depozitimit të kandidaturave.

“Ne sot do të shpallim thirrjen dhe brenda 30 ditëve do të dimë cilët janë kandidatët. Më pas Këshilli do të marrë 40 ditë kohë për verifikimin e plotësimit të kushteve dhe renditjen e kandidatëve sipas meritës” – njoftoi KLP.

Procesi për kryeprokurorin e ri do të zgjasë 45 ditë dhe në fund, edhe nëse parlamenti nuk e miraton dot emrin, kryeprokuror do të emërohet i pari në listën e KLP.

b.b/dita

Share This Article
4 Comments
  • Shume u zgjaten ne kohe si zgjedhja e Kryeprokurorit dhe e oganeve te tjera.Kjo i sherben Ilir Floririt,Sali Lugatit dhe Lulushit te Saliut,megjitheate duket drite ne fund te tunelit.Malsori Boston.

  • Prokuroret dhe zgjedhjet jane te vetmet diskutime qe degjohejme 10 vitet e fundit.ka ndonje politikan qe do perfundoje be burg Ose I egzekutuar kjo eshte pyetja e ardhshme,apo te vijme me nga Usa dhe ta fillojme nga koka te bishti I peshkut te qelbur pastrimin e ketyre burra shkerdhata dhe te pabese qe ka shqiperia.Rrofte populli dhe Shqiperia

  • Mos i mërzitni shokë se partia do të zgjedhë bijtë e saj më të mirë në krizë të prokurorisë, servilët më të devotshem pse jo dhe shoqen Arta Marku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *