Hapet gara për Unazën e Madhe, aksi përfundon pas 2 vjetësh

Ornela

Qeveria ka shpallur zyrtarisht tenderin për fillimin e punimeve të pjesës së mbetur të Unazës së Madhe të kryeqytetit. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dërguar dokumentet teknikë për të hapur garën për lotin e dytë që lidh Saukun me Farkën dhe më pas del në zonën e Shkozës. Në total ky segment do të kushtojë 16 milionë dollarë për një gjatësi prej 2.4 kilometrash.

Me një vlerë prej 26 milionë dollarësh do të ndërtohen 3.3 kilometrat e aksit që do të lidhë Shkozën me Ali Demin dhe Kodrën e Priftit. Pjesa e dytë e tij fillon afër Maternitetit të Ri, ndjek rrjedhën e lumit Lanë deri në Shkozë dhe përfundon në afërsi të ish uzinës së Autotraktorëve duke u lidhur me Unazën e Madhe të Tiranës.

“Hapja e tenderit dhe përfundimi i punimeve të këtij aksi do të bëjë të kalueshëm këtë segment, punimet e të cilit përfunduan një vit më parë. Rruga do të lidhë Saukun me zonën e Farkës e më pas me Sheshin Shqiponja.”

Burime për televizionin Klan bëjnë me dije se gjatë ditëve në vijim do të nisë gara edhe për 3 lote të tjera të cilët do të bëjnë të mundur lidhjen e rrugës nga Shkolla Teknologjike deri te Sheshi Shqiponja. Në total parashikohet që punimet të përfundojnë pas dy vjetësh.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Kamionat nuk muden me kaluar ketu?prej ku eshte marr fotografia nuk ke asnje visibilitet per kthesen ma nalt..
    Kur do bjere nje shi do mbushet uje gropa …

  • Mos u entuziazmoni, pasi pervojen ne afatin e mbarimit te rrugeve, e kemi shume te hidhur! Jam i sigurte qe, jo 2 vjet, por ndoshta mund te mbaroje pas …5 vjetesh! Ketu do jemi, e do me gjykoni!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *