Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj inaguroi sot rrugën pranë Pallatit të Kongreseve ne kryeqytet. Tashmë kjo rrugë i është nënshtruar një transformimi rrënjësor, me rrugë të shtruara dhe korsi për biçikleta.
Në fjalën e mbajtur ai tha se çdo investim i ri do të ketë korsi biçikletash.
Po ashtu, Ambasada Hollandeze, në kuadër të presidencës hollandeze në BE, organizoi sot “Let’s Bike Tirana”, ne sheshin Nene Tereza,ku u mblodhën bashkë përfaqësues të Ambasadës Hollandeze e të trupae diplomatike të BE-së, përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë etj.
Veliaj gjatë fjalës së tij, u shpreh se “kam thënë gjithmonë qe ka dy lloje inveshtimesh, në infrastrukturë dhe kulturë. Ky investim është ne të dyja këto aspekte.
Tirana po kalon një situatë të rëndësishme të transformimit. Prandaj, kërkojmë një sakrificë nga ata që përdorin makinat. Seicili prej nesh, mund ta marë biçikletën për të shkuar në punë apo për të pirë kafë, për një jetë të shëndetshme.
Kemi bërë një premtim që çdo rrugë do të ketë një korsi për biçikletat. Tirana është një qytet për njerëzit dhe jo për makinat”.
Ambasadorja e Hollandës në Shqipëri, Dewi Van De Weerd nga ana e saj nënvizoi rëndësinë e një qytete që ka më shumë biçikleta sesa njerëz, sikurse ajo citoi Hollandën si të tillë.

BRAVOOOO…….SA HERE DO TE BESH RRUGE PER BICIKLETA .
Ore po ata te rinjte qe i paskan shkuar nga pas Veliajt a kane pasur shkolle sot apo me mire te leme shkollen per hater te Veliajt dhe rilindjoteve.
Kryetari aktual i bashkise duhet te dorezoje patenten dhe ta provoje vete dhe familjarisht te mos perdore më makinë, teorikisht kemi busull BE por a e di kryetari raportin person – makine sa eshte ne vendet BE dhe Shqiperi?
Pse nuk flet hapur ky kryetari qe ti heqim te gjitha makinat, dhe te kthehemi ne kohen kur daja i nenes se kryetarit te kryetarit ishte anetar byroje politike dhe te gjitha rruget ishin vetem ne dispozicon te bicikletave, makinave te bukes dhe benzave te dajove?
Sigurisht korsite e bicikletave jane gje e mire por kur behen ne kurriz te levizjes se makinave cfare ngel per te thene tjeter?