Hapet pas 4 ditësh pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës për punëtorët sezonal

Ornela

Pas 4 ditesh e mbyllur për punëtorët ditorë sezonale pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës është rihapur sot për këtë kategori, me përjashtim të 10 personave që janë ndaluar nga pala maqedonase pasi kanë marrë vulë ndalimi për 3-6 muaj.

Pranë kësaj pike kufitare qindra punëtorë ditorë u ndaluan të kalojnë ne Maqedonine e Veriut për 4 ditë me pretendimin se nuk plotësonin dokumentacionet e kalimit dhe nuk justifikonin qellimin e udhetimit , në një kohë kur midis Shqipërisë dhe RMV duhet vetëm një kartë ID.

E gjithe kjo situate erdhi pas vdekjes së një 40 vjecari shqiptar i cili aksidentalisht humbi jeten teksa priste dru në një pyll pranë Ohrit. Qellimi ishte lidhja e kontratave te punes dhe sigurimi i punetoreve ne vendin fqinje.

Gjatë 24 orëve të fundit, në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës kanë hyrë e kanë dalë më shumë se 8000 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

O.J/DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *