Lini palltot, pantallonat dhe çdo gjë tjetër që keni në trup tek dera. Në Paris është hapur një restorant i cili shërben pjatat klasike franceze në një formë shumë origjinale: Nudo.
“O’naturel” ndodhet në një rrugë të qetë të Parisit jugperëndimor dhe është restoranti i parë nudist i kryeqytetit francez.

Klientët njihen me një listë rregullash që përshkruajnë se si duhet të sillen ata.
Çdo sjellje e pahijshme, apo ekspozicionizëm që mund të shkaktojë shok, nuk tolerohet dhe vetëm adoleshentët (të shoqëruar nga një i rritur) lejohet të jenë të veshur në dhomën e ngrënies.
Rrobat duhet të lihen në dhoma të caktuara së bashku me telefonat dhe aparatet fotografikë, për disa arsye të qarta.
Restoranti është ideja e dy binjakëve 42-vjeçarë Mike dhe Stephane Saada.
Gjykojeni vetë nëse ia vlen ta provosh! /shije.al

nuk eshte çudi qe te hapet edhe nje tjeter ku te hane mut natyral, shqeto fare.