Vajzat gjithmonë ankohen kur bëhet fjalë për punët e shtëpisë dhe shpesh herë e konsiderojnë si diskriminim gjinor.
Por një shkollë në Spanjë po lufton fort për barazinë gjinore dhe aty djemtë mësojnë si të hekurosin, gatuajnë apo pastrojnë shtëpinë.
Shkolla Montecastelo në Spanjë ka marrë përsipër nismën “Barazia mësohet me veprime”.
Kjo shkollë është hapur që prej një viti në qytetin Vigos, ku djemtë marrin edhe mësime në zdrukthëtari dhe ndërtim.
Ndoshta shkolla nuk vlen vetëm për djemtë, por edhe për vajzat që nuk marrin vesh nga punët e shtëpisë që janë shumë të domosdoshme për jetën.
l.h/ dita

sugjerim per hartuesin e ketij artikulli l.h/ dita
besoj se je nen 35 vjec
sepse kete qe ti servir si sensacion ne shkollat shqiptare ka qene lende e vecante
EKONOMI SHTEPIAKE ku mesoj jo vetem gatimi dhe hekurosja por dhe shume specialitete te tjera.
Lavdi arsimit shqiptar 1945-1990
I ke marre piket. Ku tu kujtua Ekonomia shtepiake. Fiks fare.
Mos u habitni kur te mesoni se ne Zvicer grate nuk kane pasur te drejte per te votuar deri ne vitin 1990…
duke u konsideruar qenie te ulta…
I fundit ka qenë kantoni Appenzell Innerhoden që këtë të drejtë e ka pranuar në vitin 1990. Por, ai e ka bërë këtë me detyrim, pra, vetëm pasi ia kishte imponuar Gjykata Kushtetuese!