Hapet tenderi për rrugën “Thumanë-Fushë Krujë-Vorë-Kashar”

Ornela

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur zyrtarisht tenderin për dhënien më koncesion të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugës Thumanë-Fushë Krujë-Vorë-Kashar.

Projekti parashikohet të përfundojë pas 2 vjetësh, ndërsa për 11 vjet, firma që do të bëjë ndërtimin do të marrë përsipër edhe mirëmbajtjen e veprës. Financimi do të bëhet me paratë e privatit, për t’u shlyer më vonë nga buxheti.

Autostrada me 4 korsi do të jetë e gjatë 20.8 kilometra dhe gjurma e saj do të fillojë 150 metra në brendësi të autostradës ekzistuese që lidh Milotin me Thumanën e më pas do të vazhdojë e drejtë deri në Fushë Krujë, ku me anë të një kthese të dyfishtë do t’i afrohet Aeroportit të Rinasit dhe një gjurmë tjetër e saj do të lidhet me autostradën Tiranë – Durrës në pjesën e Kasharit.

Aktualisht kompania Gener 2 ka bërë ofertën e pa kërkuar për ndërtimin e rrugës me një vlerë 244.2 milionë euro, ndërsa qeveria e ka shpallur tenderin me fond limit prej 245.7 milionë euro. Firma Gener 2 ka marrë dhe bonusin prej 8.5 pikësh për fillimin e garës, ndërsa favorit për pikët më të larta në tender do t’i ketë ndërtuesi që do të sjellë projektin më të mirë teknik.

Kontrata, thuhet në dokumentet e tenderit, do të jetë e formës “me çelësa në dorë”, ku ndërtuesi detyrohet të dorëzojë rrugën pa defekte të fshehura, pasi në të kundërt do të përballojë vetë kostot e ndërtimit.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • 12 miljon euro per kilometer,ne nje kohe qe materiali baze eshte falas dhe krahu i punes me i liri ne Ballkan.Mashtroni,grabitni,mbushni xhepa,mbushni,banka te pa breke ju la dita dhe miljonere ju ngysi nata nga riciklimi i botes se krim-korrupsionit-mafjozo-ekstremisto-imoralo-politik te politikave bastarde te Tiranes zyrtare ne dite e vite deri me sot.Po,po,oreksi vjen duke mgrene,por kure kthehet ne pangopesi do te gelltisesh dhe pjellen tuaj;thote populli.Prisni o te pabreke qe ju la dita dhe miljonere ju ngrysi nata,se nuke keni pare gje akoma,kur nga superlukset e pushtetet te shkoni ne bangen e akuzes si autore apo bashkeautore me krimin e korrupsionin qe do t’ju jape si shperblim nje fund te turpshem dhe pa kthim.Besoni,binduni dhe rrefehuni nje here te vetme ne jete,qe SOVRANI,SHBA,BE e Ligji dhe ZOTI t’ju meshirojne.

  • Gener 2 firma qe ka xeni i doktorit 50÷te kapitalit, firma qe ka mare tendera nga te gjitha koherat dhe partite, korrupsion i papare, 250 milion euro per 12 milje rruge,me krah pune albanistani dhe tekniker qelbesira qe do dali rruga me jo me shume se 80 milon euro, dhe ne amerike ben 12 milje brenda 6 muajve jo me shume se 100 milion, jashteqitjw ,hajduter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *