Kanë kaluar rreth një vit e gjysmë që nga rënia e një masivi dheu në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan dhe vetëm tani rruga është hapur.
Ditën e sotme është njoftuar se tuneli panoramik është i kalueshëm për të gjithë. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, nënvizoi se tashmë gjithçka po përmbyllet me sukses drejt përfundimit të plotë të punimeve që është fundi i muajit Maj.
Në prononcimin e saj, Balluku bëri të ditur se investimi në fjalë u bë i mundur në saj të një fondi prej 458 milionë lekësh të akorduara nga buxheti i shtetit, ndërsa punimet për ndërtimin e tij u realizuan para afatit të parashikuar.
“Kjo është një vepër shumë e rëndësishme e aksit Tiranë-Elbasan, i cili siç dihet tashmë nga të gjithë ishte një aks problematik për shkak të mungesës së studimit gjeologjik në fazat fillestare, por gjithçka po përmbyllet me sukses dhe jemi në pritje që të përmbyllim këtë projekt ashtu siç kemi premtuar në fund të Majit”, u shpreh ministrja Balluku.
Nga ana e saj, drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato, tha se tuneli i ndërtuar është një vepër arti e cila është e plotësuar me të gjithë komponentët e saj.
“Tani më i gjithë aksi është në përdorim të mjeteve dhe të përdoruesve të rrugës”, deklaroi Qato.
Ndërtimi i këtij tuneli, bën të mundur eliminimin e rrezikut të rrëshqitjes së dherave në këtë pjesë të aksit.

e.t./dita

50metra eshte po ja vlen eshte panoramik . Po Kosovaret kishin luajtur nga mend e kokes autostrada Arber xhaferi po e benin dhe me WC per njerzit te lojtur fare projektusit autostrad me WC, ka lezet ktu te ne hap krahun ben shuren me lezet nisesh prap sikur ska ndodh gje .
Edhe ne Mungese te studimet geologjike ju si qeveri ikeni dhane leje me punuar?
Miku i koncesionit nuk deshti me harxhuar pare edhe ju i that okmos i bene studimet e merri paret?