Pas një viti punë, tashmë ura e Zvërnecit është vendosur në funksion të turistëve. Ura rreth 35 metra e gjatë dhe me strukturë prej druri lidh mansastirin e Shën Mërisë me pjesën tjetër të Zvërnecit. Për rikonstruksionin e saj është vendosur në dispozicion një fond prej 36 milionë lekësh.
Prej më shumë se një viti, Ura e Zvërecit ishte kthyer në pengesë për turistët që donin të vizitonin Manastirin e Shën Mërisë, një prej atraksioneve të kësaj zone. Struktura prej druri e urës ishte dëmtuar nga uji i kripur i detit, e stuhitë e dimrit.
Pas rikonstruksionit të Bashkisë Vlorë, ura është vendosur në dispozicion të tursitëve që kanë zgjedhur të vizitojnë Zvërnecin.
“Në këtë manastir ka dy histori. E para i përket vitit 1967. Në mbylljen e manastirit ka patur një bibliotekë shumë të famshme e cila është djegur dhe kemi më vonë një periudhë tjetër ku janë vulosur mjaft të persekutuar, të cilët ishin për shkak të regjimit në Zvërnec.”
Ura është rreth 35 metra e gjatë dhe struktura e saj është e gjitha prej druri.
Hapja e saj ka dhënë impakt pozitiv, e tregues për këtë është numri i lartë i vizitorëve të cilët kanë shfaqur interes të lartë për të vizituar Manastirin e Shën Mërisë.
Fondi i vendosur në dispozicion për rikonstruksionin e urës ka qenë 36 milonë lekë ndërsa punimet për të kanë zgjatur thuajse një vit. Gjatë kësaj periudhe numri i vizitorëve shënoi rënie të ndjeshme ndërsa në shpesh raste zhvendosja e tyre kryhej me nidhmën e varkave.
Ura e manastirit të Zvërnecit eshte ndertuar në vitin 1996 me fonde të kishës ortodokse, ndërsa manastiri daton rreth 1000 vjet me parë.

Ça k…in thoni ….keNi qene ndonjehere ne Zverrnece ju te dites apo ja fusni pordhes? ..
35 metra e kisha bere une ate ure…ura eshte rreth 400 metra o mjere. ..korrigjoheni shpejte se po beheni te famshem per krllq te tilla..
35 m apo 350 m.