Një firmë veshjesh intime japoneze ka krijuar një sytjen që hapet vetëm kur vajza që e mban veshur gjen dashurinë e vërtetë, ose të paktën atë që konsiderohet si e tillë nga mikrocipi i vendosur në sytjen. Ai mat rrahjet e zemrës të personit që vesh gjimbajtësen dhe i dërgon të dhënat e mbledhura në një aplikacion të smartphone-it që i analizon: Në rast se është dashuri (e cila dallohet nga frekuenca kardiake) sytjeni hapet automatikisht, shkruan “Huffington Post”./D.Gj.