Hapet Zyra e Punës, Rama: Adresa e të rinjve që duan punë

anazapta

Hapet Zyra e Shërbimeve të Punësimit. Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë kryeministri Rama, ministri Veliaj, ambasadori i BE në Tiranë, Etore Sequi etj. Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se kjo zyrë është dallëndyshja e parë e një stine tjetër në marrëdhëniet shtet-qytetar porsa i përket punësimit. Rama tha se kjo zyrë do të pasohet edhe nga të tjera në rrethet e vendit.

“Plani i ministrit Veliaj për ngritjen e zyrave të kësaj cilësie edhe në qytetet e tjera meriton vlerësimin më të lartë. Plaga e papunësisë në Shqipëri, sidomos te të rinjtë, është e thellë.

Hapja e vendeve të reja të punës është prioriteti ynë më i madh, që ka të bëjë me ndryshimin e modelit ekonomik të vendit. Eksperienca e Gjermanisë dhe vendeve të tjera, ku zyra të tilla janë pika referimi të patjetërsueshme në. Vullneti për importimin nga Gjermania falë mbështetjes bujare të Agjencisë Federale të Punësimit është një shprehje konkrete e një ambicieje shumë kurajoze dhe vullnetit të palëkundur për t’u ndarë nga farsa e këtij shërbimi që vetëm hëngri para dhe nuk dha asgjë veç korrupsionit dhe banalitetit.

Kjo zyrë do të jetë adresa e besueshme e të rinjve dhe studentëve, punëkërkuesve të hershëm apo atyre që kanë studiuar jashtë dhe kanë nevojë për orientim lidhur me mundësitë që ofron sot tregu i punës. Kjo zyrë është dallëndyshja e parë që lajmëron një stinë tjetër në marrëdhëniet e qytetarëve me punëkërkimin dhe shtetin”, tha Rama.

 

Sequi: BE ka investuar 16 milionë euro në këtë sektor gjatë viteve të fundit

Ambasadori i BE në Tiranë, Etore Sequi, tha se 16 milionë euro janë investuar në këtë sektor gjatë viteve të fundit, ndërsa 4.5 milionë të tjera do të shkojnë në mbështetje të formimit profesional.  

“Njerëzit e kanë gabim kur mendojnë se një i papunë shqetësohet vetëm për faktin që nuk ka të ardhura. Një njeri i papunë me zakonin e punës, ka nevojë më shumë se gjithçka për punë.

Papunësia është një problem edhe për BE dhe ajo që ne dimë është se ky problemi nuk zgjidhet brenda një nate. Vendosmëria dhe veprimet e menjëhershme janë ato që sjellin progresin.

Ky aktivitet sot është shumë i rëndësishëm në trajtimin e këtyre sfidave.  Strategjia kombëtare për punësimin do të ketë të njëjtën jetëgjatësi si ajo evropiane deri në vitin 2020. Progresi varet nga mundësitë që krijohen për njerëzit. Ne besojmë se papunësia mund të trajtohet në mënyrën e duhur duke vlerësuar arsimin dhe tregun e punës.

BE ka investuar 16 milionë euro në këtë sektor gjatë viteve të fundit dhe 4.5 milionë euro të tjera janë parashikuar për t’i dhënë mbështetje arsimit profesional dhe trajnimeve profesionale”, tha ai.

Në fjalën e tij, Ministri Veliaj vuri theksin në domosdoshmërinë e pasjes së një zyre funksionale pune, pikërisht pse punësimi është një nga prioritetet e qeverisë shqiptare, sidomos i të rinjve shqiptarë. “Për një kohë të gjatë njerëzit as nuk e dinin se ku ishte zyra e punës. Ajo ndodhej në një cep të humbur të Tiranës, ku askush nuk e gjente. Ky realitet është edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Qeveria e ka tre fishuar fondin e punësimit dhe shumë shpejt do të hapim një konkurs për kompanitë të cilat duan ta aksesojnë këtë fond dhe të shpërblehen në bazë të punonjësve që do të punësojnë dhe në bazë të vendeve të punës që do të hapin”.

Veliaj theksoi se me Zyrën e re të Punës fillon një marrëdhënie e re të qytetarëve me shtetin. “Është shumë e rëndësishme që të ofrojmë një shërbim dinjitoz për punëdhënësit dhe punëkërkuesit në të gjithë Shqipërinë, ku njerëzit marrin një përgjigje. Në mungesë të një vendi pune, qytetarët do të marrin një kupon, i cili u mundëson një kurs falas në qendrat e formimit professional, çka do t’i bëjë të aftë për nevojat e tregut të punes”, tha ai.

Për të lehtësuar këtë qasje është ristrukturuar procesi i shpërndarjes së shërbimeve, shërbimi në këtë zyrë ofrohet në tre nivele, në përputhje me modelin e ri të ofrimit të shërbimeve:

 

1. Ofrohet informacion mbi çështje të lidhura me tregun e punës, të cilat mund të aksesohen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga klienti dhe publiku;

2. Ofron shërbime bazë duke përfshirë regjistrimin, këshillimin dhe ndërmjetësimin;

3. Ofrohet orientim i specializuar dhe këshillim i thelluar, që kërkojnë input të konsiderueshëm nga stafi i zyrës.

 

Kjo zyrë do të mundësojë:

 

• regjistrimin dixhital të punëkërkuesve dhe punëdhënësve;

• përmirësimin e efikasitetit të procesit të ndërmjetësimit;

• përshkrimin dhe përditësimin e vendeve të lira të punës;

• ndjekjen efektive të të gjitha aplikimeve;

• aksesin në linjë të shërbimeve për qëllime të regjistrimit dhe të kërkimit të vendeve të lira të punës.

 

Për të kërkuar punë, të gjithë qytetarët e interesuar mund t’i drejtohen faqes www.puna.gov.al. Aty do të gjejnë mundësi të reja punësimi, ndërkaq aktualisht në këtë faqe janë publikuar 2180 vende të lira pune.

 

 

Share This Article
24 Comments
    • nuk punon!! tallen po keq fareeee!! edhe sikur te punonte per ta formim profesion esht parukiere!! nderkoh qe tregu i punes ka me kile parukjera!! tregu i punes ka nevoj per disiner, infarmaticien etj !!

      DITA A KA MUNDESI TE INFORMONI LEXUESIT SIC DUHET?? FUTENI TE SITI DHE SHIKONI A PUNON APO SPUNON????

      • Deri me sot cdo e ashtuquajtur zyre pune per hir te se vertetes ka qene jo funksionale,pra vetem emrin kisin te tille pasi funksionin nuk e kryenin.Shpresojme qe kjo zyre pune e hapur sot te shenjoje nje kapitull te ri ne lidhje me kete ceshtje.Me pas le te hapen zyra pune ne cdo qytet te vendit.

    • Premtim i mbajtur!Le te sherbeje kjo Zyre e pare e hapur si hallke tejet e rendesishme lidhese ndermjet qeverise e qytetarit(punekerkuesit) me qellim punesimin.Jam besimplote se kesaj radhe zyra e punes do jete vertete e tille,pra nuk do jete nje farse sic ka qene gjer me tash.

      • Prioritet kryesor i qeverise se ardhur ne pushtet nga votat e 1’000’000 shqiptarëve eshte punesimi.Hapja e Zyres se Punes ne kryeqytet nje hap tejet pozitiv per permushjen e prioritetit.Kjo eshte vetem zyra e pare e punes pasi shume shpejt do hapen te tjera ne te gjithe vendin.

    • shyqyr qe po shof nje zyre punsimi !! se keto qe ishin me pare gjasme e kishin po mesa di un as se kam pa na 1 here ket zyre!! jam lind e rrit ne tiron e mazallah se e gjeja ket zyrene ketyre!! bravo edi rama te pergezoj

      • Une vete nuk votoj fare sepse nuk pres gje nga politika por qenke socialist i thekur ti, me siguri bir apo nip i atyre te bllokut qe e lane shqiperine aq te varfer.

        • majmunet INDIFERENT ,jane ata qe na thjeshtesojne shume punen tone ne shperberjen e ktij vendi …ata qe
          ‘nuk presin asgje nga politika”
          ne te gjitha shoqerite dhe ne vecanti ne kte tonen jane INDIFERENTET
          qe bejne demet me te medha .

          ps:[bijte e bllokut jane duke te vjedhur te ardhmen ty dhe bijve te tu …nuk merren me komente}

  • Nuk gjehet puna me zyra pune, por me fronte pune, me ndertime ndermarrjesh qe ishin dhe u zhduken, qe te prodhojme buken e gojes. Shqiperia mund te zhvillohet fare bukur si nje vend agrar dhe blektoral per prodhime biologjike se ka diellin dhe ujin qe nuk e kane vendet e tjera te Europes. Prodhimi i produkteve bio+turizmi detar dhe malor mund ti ndryshojne faqen shume shpejt Shqiperise. Europa eshte mbytur me produkte te konservuara dhe serash, njerezit nuk dine se kujt produkti ti besojne. Sikur vetem kesaj pike ti japin zhvillim kthehemi ne vend eksporues ne Europe. Popullsia fshatare qe vegjeton e papune rrethinave te qyteteve mund te punesohet perseri ne keto fronte. Qytetaret europiane paguajne para te madhe per te patur nje ferme te vogel per te siguruar nevojat personale. Kjo eshte ne moment tendenca e zhvillimit. Jo ti shkojme mbrapa Europes se nuk e kapim dot me 200 vjet diference, por te perfitojme nga momenti dhe dobesia e tregut Europian. Kjo eshte per mua zhvillimi drejt Europes. Zvicra, Monako, Lijteshtain, nuk jane vende te zhvilluara industriale, por kane nje pike te zhvilluar qe ja kane nevoje te tjeret. Kripa e gurit qe konsumohet ne Europe koston 60cent/kg ndersa e detit 6.€. caji, etj…Ka kaq shume produkte qe mund te ofroje vendi jone me diell dhe uje. Keto kemi nevoje dhe jo zyra pune e agjensira. Mos presim te na e beje Sequi politiken por, vete shqiptaret te marrin fatin e tyre ne dore, jo ne kafene per te pire kafe, por ne diell e ajer te paster. Dembelizmi shqiptar kjo plage e rende e karakterit tone mund te evitohet vetem nga detyrat qe i ve qeveria popullit me parullen do te hash, puno. Kete ben Europa qe enderoni kaq shume. Sa te behemi skllever te Europes le te behemi zot ne shtepite tona.

  • ORE VELLA KUR DO TI MBYLLESH KETO DALJET NEPER MEDIA QE FILLOJNE ME FJALET

    “DO TE”

    ESHTE KOHA QE TE MATESH NGA ATO QE KE BERE E JO NGA ATO QE THUA TI SE DO TE BESH.

    ME LUFTEN NDAJ KORRUPSIONIT PO DESHTON.

    ME CERTIFIKATAT E PRONAVE, DHE DHENIEN FRYMEMARRJE TE BUJQESISE PO DESHTON.

    ME LEGALIZIMET PO DESHTON.

    ME RENDIN PO DESHTON, SA HERE DEL MINISTRI THOTE JEMI PRAPA ME PLANIN E VRASJEVE, HOP TE NESERMEN NJE VRASJE E 4 FISHTE.

  • puna nuk hapet me zurat e punes.. po duke shfrytezuar pasurit e nentokes shqiptare.. dhe duke shtyr mireqeniet e fshatit.. zyrat e punes sthem duhet.. qe cdo gje te jet me regull dhe brenda ligjit.. ta di te pakten rinia ke porte ti bjeri per te gjetur pune.. dhe te ndaloj menyra e rufshveteve per nje vend pune.. per kete arsye jam dakort.. Po gjeja kryesore qe dohet ber duhet te filloj nga fshati te ndihmohen buqsor qe duan me te vertet te bejn bisnese te vogla.. ne qytet te te hapen ndermarje..te bien investitor te huaj pse jo dhe shqiptar.. te jet besimi per taksa te pakta.. dhe per mundesin e prodhimeve vendase te shiten .. dhe te menaxhoj mire qeveria mineralet.. naften gazin dhe te tjerat.. do shikoni ndryshimin.. Qeveria e re duhet te ket ide.. te qarta per shtyjen e bisnesit shqiptar dhe mbrojten e cdo bisnesi te ri .. te mundohet ti ndihmoj.. vetem keshtu do hapen vende pune.. po ti ken duart e pastra dhe ta duan popullin e tyre sesht e rend qe ne si popull te kemi punen tone.. dhe te jemi nga gjendja ikonomike si gjith europa.. duhen shfrytezuar gjith mundesite .. ke mijra shqipertare qe kan bisnese te medhaja kudo ne europe.. dhe sduan te vin ne shqiperi te hedhin leket e tyre se shum e thjesht ka humbur besimi ndaj shtetit.. dhe frika dhe urejtja qe na futi politika berishjane na beri te urejm vendin tone dhe njerezit e saj.. po sikur dhe gjysmat e ketyre patrioteve.. te hapni biznese ne shqiperi shume gje do kishin ndryshuar.. po litika po te fitoj besimin e popullit.. te vej ligj dhe te vej para drejesis kriminelet e medhenj te vendit… dhe te kete dhe ide nga njerez te rinj do shikoni ndryshimin….

  • Kater komentuesit e fillimit, jane skeptike, por qe tu them smerrni vesh sja u them dot, se e di qe ata e dine shume mire se ceshte nje zyre punesimi.
    Frontet e punes natyrisht qe do te hapen, por nje punedhenes kur kerkon punetore te kualifikuar per nje zanat e ka shume me te lehte, ti gjeje ne nje zyre punesimi.
    E dyta eshte se kur nje person qe do te punoje, qysh me lidjen e kontrates me punedhenesin hiqet nga sistemi si i papune, regjistrohet ne te gjitha institucionet detyruese si shendeti shendetesor dhe pensioni dhe nuk merr me asistence sociale.
    Dhe me zyrat e punes, kemi nje shifer te sakte te papunesise ne vend.
    Pranda zoterinj cdo gje ka nje fillim dhe smund te kerkojme qershine mbi torte qysh ne fillim.

  • Mire te rinjte do te fillojne pune,po ne “te vjetrit” qe na hoqen nga puna e kemi familje per te mbajtur,nuk na takon te punesohemi??????????

  • Kete zyre dhe portalin onlain te ndermjetesimit direkt te punekerkuesve dhe puneofruesve Bashkia e Tiranes ka dy vjet qe e ka vene ne funksionim. Rama dhe Velia e kane kopjuar nga bashkia, dhe kane bere mire por mos e reklamojne si shpikje dhe risi te tyren. Kjo vlen edhe per z. Sekui qe ben sikur nuk i din ca gjere dhe lavderon Kryeministrin e rradhes per te mira dhe te keqiat qe ata bejne.

  • Ore po ate CV-te qe u mblodhen online i harruan keta apo varja. Ngelen duke bere reklama po tashme nuk ka dyshim qe u mungon lenda e pare. Nuk qenkan te zote te bejne edhe nje site qe te punoje jo me te zgjidhin problemet e punesimit.

  • Mire se zyrene hapet. Po punen ku e keni o shoke te qeverise? E keni kapur gomarin nga bishti o djelmosha. Hapni pune e ajo zyra juaj nuk i hyn kujt ne tefter.

  • Rama te organizoj sa ma pare hapjen e kooperativave bujqsore.Aty ka pune sa duash 30 leke per dite pune sic u kishte gjet Enveri.Tallu me ket popull se mire po ju a bane,fundi atyre u dhe leket per vota cfar kan tash.

  • Oh sa qef , u krye premtimi, mbaroi pune nashi Erjoni, e kreu premtimin, tani do shkoje te darkoje me Spartak Ngjalen. Turp.

  • Eshte normale kur ndrohen qeverite,postet politike[drejtoret] zevendesohen.por ne kohen e pd-se viheshin militant pa aresim dhe me diploma fallco.po tani aka ndrishuar gje? me duket se po veprohet njesoj dhe akoma me keq,nuk po pyetet fare as partia e as prefektet.nuk po dergohen emera alternativ.dhe po behen emerime nepotike.

  • Pune ka ne lazarat. Me kalimin e kohes dhe ngrohjen e motit do hapim edhe pika te tjera per kulivimin e hashashit, ju lutemi beni durim edhe 23 vjet.
    Me nderime PD, PS , LSI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *