Holanda ka njohur një rritje dramatike të rasteve të reja me covid, pasi autoritetet hoqen thuajse të gjitha kufizimet dhe rihapen klubet e natës në fund të qershorit.
Gati 52 mijë persona rezultuan të infektuar javën e kaluar, një rritje me mbi 500% raportojnë autoritetet.
Zyrtarët thanë se nga infeksionet që mund të gjurmohen, 37% e tyre vijnë nga baret apo klubet e natës.
Lajmi i mirë është se shtrimet në spital nuk janë të larta, ato janë rritur vetëm me 11%, ose 60 pacientë.
Infeksionet midis njerëzve të moshës 18-24 vjeç u rritën me 262%, e ndjekur nga një rritje prej 191% te moshat 25- 29 vjeç.
Kujtojmë se më shumë se 46% e popullsisë së të rriturve në Holandë është plotësisht e vaksinuar dhe më shumë se 77% e të rriturve kanë marrë të paktën një dozë.
o.j/dita
