Hapi tjetër i PD-së, ndërgjegjësimi i qytetarëve për rrezikun ndaj demokracisë

Edona Llukacaj

Ka zgjatur më shumë se 1 orë mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, e cila pasoi një takim të Bashës me aleatët e saj, për të ashtuquajturin aksionin opozitar, pasi Presidenti Ilir Meta anulloi datën e zgjedhjeve të 30 qershorit. Në këtë mbledhje, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka përseritur qëndrimin e tij se nuk ka negociata me kryeministrin Edi Rama.

Qëllimi I mbledhjes është intensifikimi i aksionit opozitar, që tashmë do të shtrihet në të gjitha bashkitë e vendit.

Kështu, kryesia e PD-së vendosi që t’i propozojë nesër Këshillit Kombëtar, krijimin e një aleancë qytetare për mbrojtjen e demokracisë në çdo bashki, sidomos kur Rama ka takim elektoral apo prezantim kandidatesh.

Kryesia e PD-së sqaroi për mediat: “Kryesia e Partisë Demokratike vendosi që t’i propozojë Këshillit Kombëtar të PDSH-së, angazhimin e strukturave të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar në 61 Bashkitë e vendit për krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë. Kjo Aleancë do të krijohet si bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që po i kanoset demokracisë në vend dhe marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues”.

e.ll./dita

Share This Article
2 Comments
  • Basha dhe Kryemadhi, me mënyrën se si i kanë drejtuar protestat ndaj Shtetit janë një RREZIK shumë i madh për demokracinë! Basha e ka treguar me vepra rrezikshmërinë e tij ndaj demokracisë dhe qytetarëve.
    Dhuna e shprehur në ato protesta është një tregues shumë i frikshëm se çfarë mund të bëjnë këta njerëz nëse do të kishin pushtet. Kur e bëjnë tani, vej halli nëse do të kishin polici dhe ushtri në dorë. Dhunë të paparë! 21 janari do të na dukej lule. Prandaj, mos na gënjeni sikur ju dhimbset demokracia. Ku e dini ju se çfarë është demokracia kur nuk e zbatoni brenda partisë?

    Sa për Ramën e njohim tashmë se kush është. Ai e tregoi se është i rrezikshëm për demokracinë kur bëri ndryshimet kushtetuese në 2008-n, por duke u veshur me Versace duket sikur është ndryshe.
    Të më falin trollët e partive, por nuk mund të na marrin të gjithëve për budallenj!

    Askush nuk do të arrijë të pengojë ndryshimin e vërtetë që po vjen. PS, PD, LSI dhe bishtat e tyre shumë shpjet do t’i përkasin së shkuarës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *