Hapi zarfin me substancë të dyshimtë, gruaja e djalit të Trump përfundon në spital

Ornela

Policia amerikane njoftoi se gruaja e Donald Trump Jr., Vanessa Trump, u dërgua në spital pasi hapi një letër që përmbante pluhur të bardhë të paidentifikuar.

Analizat fillestare tregojnë se substanca nuk ishte e rrezikshme.

Zyrtarët thanë se Vanessa Trump, bashkëshortja e djalit të madh të Presidentit Donald Trump, e hapi letrën drejtuar Donald Trump Jr. të hënën në apartamentin e tyre në Nju Jork.

Policia thotë se Vanessa nuk u ndje mirë pasi hapi letrën dhe telefonoi policinë.

Në vendngjarje mbërriti njësia e punonjësve që merren me neutralizimin e substancave të rrezikshme.

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara kanë qenë në gatishmëri për zarfe që mbërrijnë me postë dhe përmbajnë pluhur të bardhë që nga viti 2001, kur letra me antraks iu dërguan ligjvënësve amerikanë, shkruan VOA.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *