Kuvendi do të nisë të hënën në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, plotësimin me anëtarë të Autoritetit për Informimin për Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit.
Procedura bazohet te ligji i ri për hapjen e dosjeve.
Komisioni do të shqyrtojë 11 emra të cilët kanë aplikuar për anëtarë të këtij komisioni.
Vetëm 5 do jenë pjesë e Komisionit.
Në krye të listës është Daut Gumeni, ish-i burgosur politik, shkrimtar.
Pas tij vjen Drita Ferri Avdyli, e cila ka qenë punonjëse e Ministrisë së Brendshme tashmë në Dhomën Ndërkombëtare të Ndërmjetësuesve.
Kandidaturën e kanë paraqitur edhe Durim Grabova, ish-punonjës te Metrologjia, Petrit Karabina ish-zv.minsitër i Mbrojtjes në qeverinë Berisha, Selami Zalli jurist, Gjon Fierza, në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, Haqif Hysni Gjana, Simon Mirakaj ish-kreu i Institutit të të Përndjekurve Politikë, Marenglen Kasmi ushtarak, Gentiana Sula zv.ministre e Mirëqenies dhe Rinisë, e cila ka qenë kontribuese në hartimin dhe miratimin e këtij ligji si dhe Ermira Shtino, Drejtoresha e politikave për ish të përndjekurit në Ministrinë e Mirëqenies sociale e Rinisë – raporton Shqiptarja.Com

FLITET PER BASHKEPUNETORET E ISH SIGURIMIT TE SHTETIT SHQIPETAR PARA ’90 APO AGJENTET E ANTISHTETIT 25 VJET BEOGRAD-BIBERAJ-BERISHA!?
Bojaxhiu Edvin mos vazhdo lojen e BBB si nxenes besnik i Salise e ‘shok’ i Arvizise e fevzise se me luften donkishoteske kunder mullinjve me ere te kAmunizmit se do paguash edhe krimet e dhenderrit serb.Mos degjo Sorrosit e zorrat antishqipetare pertej oqeanit.