Kuvendi nuk do të shqyrtojë dhe as do të miratojë për tri javët në vijim të fillimsesionit të ri parlamentar dy nga projektligjet më të përfolura në fund të sesionit të shkuar, ato që kanë të bëjnë me hapjet e dosjeve për sistemin komunist, të paktën duke u bazuar në draft-programin e miratuar në Konferencën e Kryetarëve. Aktualisht, në Kuvend ndodhen dy draftet e depozituara, ai i miratuar nga Këshilli i Ministrave, si dhe një draft i depozituar nga deputetja e PD-së, Mesila .
Edhe pse nuk janë përfshirë në kalendarin e punimeve dy projektligjet, burime pranë Kuvendit konfirmojnë se këto dy nisma janë të depozituara në Kuvend, dhe mund të përfshihen edhe në punimet trejavore, për sa kohë që ende nuk është miratuar në seancë plenare kalendari i punimeve trejavore në Kuvend për periudhën 19 janar – 5 shkurt, raporton Shqip.
Në rend të punimeve trejavore, sipas kalendarit të miratuar në Konferencën e Kryetarëve, është përfshirë edhe shqyrtimi dhe hedhja për votim e dekretit të Presidentit Bujar Nishani për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko, i cili është miratuar nga mazhoranca si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
