Hapja e negociatave me BE-në, Bregu: Të vlerësohet zbatimi i detyrimeve për drejtësinë e sigurinë

Saimir Lleshi

Që Shqipëria të përparojë përpara në përmbushjen e reformave për hapjen e negociatave me BE, Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu propozon një mekanizëm monitorues nga KE për të ndjekur nga afër zbatimin e detyrimeve.

KE duhet të vlerësojë  dy kapitujt e parë që do vlerësohen me hapjen e negociatave, atë të drejtësisë dhe sigurisë.

Për sa kohë ne jemi përfshirë në reformën në drejtësi dhe për sa kohë detyrimet tona janë pjesë kryesore e kriterit politik do të ishte mirë që kjo periudhë të shfrytëzohej dhe nga Komisioni Evropian, për një mekanizëm më kërkues dhe monitorues për zbatimin e këtyre detyrimeve ndaj Shqipërisë. Kjo do ti jepte mundësi. E para të përshpejtonte procesin dhe do ta bënte me të gatshme në momentin kur të hapeshin negociatat, përsëris për reformën në drejtësi, e dyta do t’i jepte mundësi qeverisë të zgjohej dhe të shkundej pak nga gjumi dhe ta konsideronte integrimin si prioritetin kryesor”, thekson Bregu.

Bregu, thotë se ndryshe nga qeveria e djeshme, PD do jetë në krah të përshpejtimit të integrimit për Shqipërinë, por për datën e hapjes së negociatave, ajo nuk është optimiste për një datë të afërt.

“Në rast se qëndron ende skenari i zgjedhjeve parlamentare 2017 dhe nuk ka zgjedhje të parakohshme…, për mua nuk është çudi që progres/raporti dhe që Këshilli i Evropës të presë edhe zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare. Por, e përsërisë kjo është një kohë që nuk mund të quhet kohë e humbur”, tha ajo për Ora News.

Ish ministrja e Integrimit, këmbëngul se Shqipëria nuk ka një trup të mirë të administratës publike për të përballuar detyrimet  e anëtarësimit prandaj kërkesa e sajë është:

“Ne në mënyrë të vrullshme, por  përfshi të gjitha palët, edhe parlamentin qeveria sigurisht e ka domosdoshmëri, të identifikojë personat të cilët mund të jenë pjesë nesër të grupit negociator, që kur të bjerë zilja e hapjes së negociatave mos gjendemi në fazën që të themi nuk paskemi njerëz dhe nuk dimë çfarë të bëjmë”, përfundoi ajo.

Share This Article
2 Comments
  • dmth te vijne dhe nja dy te tjere nga Europa qe te vleresojne vleresimin e vleres se pa vlere, ku mender Ministria e Integrimit ka haber me shume per facelifting dhe marken e cantave te grave sesa per tjeter.Rrofte MOS Integrimi qe mban me rroge ministret dhe komisionet e zotnise sate, se po te ishim integruar do ti kurseje vetes keto debilitete me vleresime te vleresimit e lesh te tjerrur pa mbarim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *