Franca mirëpriti propozimin e Bashkimit Europian për pranimin e anëtarëve të rinj, qasje e cila mund të lehtësojë fillimin e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore pas vetos së vitit të kaluar të presidentit Emmanuel Macron.
“Ky është një hap në drejtimin e duhur, një ndryshim i vërtetë që propozohet. Një ndryshim i rëndësishëm dhe pozitiv”, i tha një zyrtar i Elysee-së agjencisë Reuters.
I pyetur nëse reforma e propozuar ishte e mjaftueshme për të kapërcyer kundërshtimet e Francës, zyrtari tha se Parisi do të konsultohet edhe me vendet e tjera të bllokut përpara vendimmarrjes.
Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Olivér Várhelyi zbuloi më herët këtë javë metodologjinë e re.
Ajo u jep vendeve anëtare fuqinë për të ngadalësuar apo për të përmbysur procesin e pranimit, apo dhe rifillimin e tyre nëse vërehet ngadalësim i reformave.
Reformimi i metodologjisë së pranimit të vendeve të reja në Bashkimin Europian u imponua nga Franca, presidenti i së cilës bllokoi me veto fillimin e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore.
Komisioni i Bashkimit Europian duhet të plotësojë edhe kërkesat e Francës, në mënyrë që jo të pranojë fillimin e bisedimeve me dy vendet e Ballkanit Perëndimor përpara samitit të Zagrebit në maj të këtij viti.
j.l./ dita

Vertete qe Shqiperia e ka te nevojshme hapjen e negociatave dhe pranimin ma vone te anetaresimit ne BE.
Por po te shikohet holle holle.BE e ka jo te nevojshme nji hap te tille por teper te domosdoshme nese vertet mendon per nji BE per nji Europe autoktone strategjike solide dhe unike.
Nuk ka faj as europa dhe as Makron
Fajin e ka PS sepse ka mbi 10 vjet qqe saboton direkt nga selija e saje negociatat
Biles ka qysh ne vitin 1995 qe saboton Shqiperine per ti ju bashkuar BE
Eshte nje histori e gjate qe PS vetem saboton
Jane udhezimet e pleniumit 9 te 1999te PPSH qe sot njihet PS
Ne mesazhin e mesiperm kam ngateruar nje date
jo 1999 por 1990
Te falet o Jari gabimi, te falet. Si budalla qe je…
Reformim i metodologjise do te thote qe Shqiperia e kushdo tjeter nuk do futet ne BE.