Partia Demokratike ka dalë pro hapjes së një pike të përbashkët policore me Greqinë.
Ditën e sotme në Komisionin e Sigurisë u diskutua projektligji nëpërmjet Qeverisë Shqiptare dhe asaj Greke për të ngritur dhe bërë funksionale një qendre të përbashkët policore.
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salinji tha se PD është pro.
“Padyshim që po”, tha ai.
Qendra e përbashkët do të hapet në Kakavijë.
Zëvendësministri i Brendshëm Andi Mahila ishte i pranishëm ditën e sotme në Komision ku ka shpjeguar detaje nga marrëveshje, qëllimin që ka dhe si do zhvillohet.
Mahila bëri një prezantim të detajuar të projektligjit dhe theksoi se qendra e përbashkët policore dhe doganore, do të ndihmojë në rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve në luftën kundër krimit ndërkufitar, krimit të organizuar dhe lidhjeve të tij, migracionin e paligjshëm.
Kjo qendër do jetë e përbërë nga dy grupe, njëra nga pala shqiptare dhe tjetra nga pala greke.
j.l./ dita
