Vargje të nënshkruara
Gjon Nezha, Laç
Do bëjmë protestë si de more de / Si lum ti populli që mezi na ke / Do bëjmë protestë dhe do të bëjmë namin / Do kemi ne ballë dhe Arben Ristanin / Do të ndriçohet vendi me vetëtima / Kur të dalë në shesh shoqja Jozefina / Hapni veshët popull dhe dëgjoni mire / Kur të ligjërojë shoku Strazimir / Që të fshini lotët kur të flasë Salija / Merrni të gjithë me vete nga dy shamija / Të lidhni dy gishtat kur t’i kafshoni /
Që ditën e protestës të mos e harroni / Ju kam xhan o vëllezër, ejani në protestë / Ju garanton Luli, do të bëjmë festë / Nuk jam si Berisha, nuk jam skizofren / Me mua në ballë nuk digjet ky vend…
Të kam shumë xhan moj DITA e bardhë.
