Ngjallja e debatit ditët e fundit lidhur me të vërtetat e dhjetorit 1990, kur shpërthyen protestat e studentëve dhe iu hap drita jeshile pluralizmit politik, është me vlerë ndaj dhe ka tërhequr vëmendjen e opinionit të gjerë shqiptar. Ka vlerë se foli një protagonist dhe dëshmitar kyç i asaj kohe, Xhelil Gjoni. Pas 25 vjetësh Xhelil Gjoni tha troç të vërtetën: Lëvizja ka qenë e orkestruar nga udhëheqja komuniste, po kështu dhe krijimi i partive politike. Këtë pohoi dje edhe një figurë e rëndësishme e kohës, ish-ministri i arsimit Skënder Gjinushi në intervistën që dha për gazetën ‘DITA’. Skemë katoviciane apo jo, e vërteta nuk ndryshon. Pavarësisht debateve që bëhen dhe agresivitetit disi të çuditshëm të demokratëve aktualisht, janë disa të vërteta të pakontestueshme që vërtetojnë ato që thonë Gjoni e Gjinushi. Unë e kam përjetuar intensivisht si gazetar atë periudhë ndaj dhe do të sjell në vijim disa argumente shtesë.
Por, për këtë le të vendosemi në kohë. Ato ishin ditë vullkanike sikur do të bëhej qameti që do të përmbysej një sistem që kishte sunduar për gjysmë shekulli. Ose të paktën kështu dukej, jo vetëm në ditët e dhjetorit 1990, por edhe në shkurt 1991, edhe në ditët e marsit 1992 kur PD mori pushtetin. Ndërsa pamja e Nikolae Çausheskut dhe gruas së tij Helena, të pushkatuar pamëshirshëm pas një gjyqi të shkurtër në vitin 1989, si dhe dhjetra të vrarë në Timishoara dhe Bukuresht shkaktonin drithma të tmerrshme në Tiranë, jo vetëm tek ata që ishin në ikje, por dhe tek ata që po vinin. Ndaj duheshin menduar mirë ato punë.
Disidentë dhe komunistë?…
Është e çuditshme, por më shumë nga të gjithë në atë periudhë të revoltuar e protestues nuk ishin klasat e përmbysura dhe ish-të përndjekurit politikë, por ata që kishin qenë pjesë e sitemit. Partitë e reja politike që u krijuan pas dhjetorit 1990, i përkisnin këtij spektri dhe drejtoheshin nga njerëz të bindur të ish-Partisë së Punës. Disidenca në Shqipëri nuk arriti kurrë të organizohej në ndonjë parti politike as në atë kohë e as më vonë, për shkak të shkatërrimit që i kishte bërë sistemi që kaloi, por edhe se nuk u lejua nga ata që erdhën.
Ka mbetur proverbiale një sllogan i Berishës në kohën që Berisha dhe PD ishte në opozitë dhe po shkonte me revan drejt pushtetit. “Në demokraci nuk ka të vonuar. Opozitarë, por vëllezër. Bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës.” Këto ishin parullat e ditës të partisë që pretendonte pushtetin, ndërsa të shqiptuara me aq forcë dhe siguri nga kryetari i partisë, arritën të magjepsnin shumicën e popullit…
“Nuk ka dyshim që shumica dërrmuese e shqiptarëve janë bashkëpërgjegjës dhe bashkëvuajtës në diktaturën komuniste, – deklaroi Berisha në konferencën e shtypit 9 ditë para zgjedhjeve të 22 marsit 1992. – Së këtejmi pra, është e drejta e tyre qytetare për të luftuar e për t’u shkëputur nga okupacioni komunist. Duhet që ky proces të ketë në bazë krejtësisht tolerancën. Nuk mund të akuzosh për komunist një fshatar të varfër i cili ka vuajtur nga komunizmi si askush tjetër në Tropojë, në Pukë, apo në Frashër të Përmetit. Problemi është se helmi i ideologjisë komuniste i ka ndryshuar atij psikologjinë. Është humane, njerëzore, të shërojmë sëmundjen dhe të shpëtojmë të sëmurin.”
Për kë e kishte fjalën Berisha kur artikulonte këtë qëndrim? Natyrisht që nuk e kishte fjalën për fshatarët e Tropojës apo të Përmetit. Nga sa do të kuptohej më vonë, ai kishte frikë në ato kohë se mos i dilte era asaj pune që ishte gatuar në prapaskenat dhe labirinthet e Komitetit Qendror dhe ai vetë ndihej po aq i rrezikuar, sa dhe ata që e kishin komanduar, pasi revolucionet i fshijnë të gjithë ata që gjejnë përpara. Ai për vet ishte një komunist 25 karatësh dhe mbante ende tserën e PPSH kur u themelua Partia Demokratike. Dhe, duke parë se disidentët e vërtetë ishin tretur dhe shpartalluar nëpër burgje dhe internime gjatë diktaturës, nxitoi të merrte flamurin e disdentit. Pra, edhe komunist, edhe disident! Ndaj dhe fliste për bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës. Ndaj dhe kërkonte tolerancë. Më kot nuk thirri ai në një tubim në qytetin ‘Studenti’ se mirënjohja më e madhe për këto zhvillime i shkonte shokut Ramiz Alia!
Fakt është gjithashtu se ish-të përndjekurit politikë u trajtuan po aq barbarisht dhe kafshërisht si në diktaturë nga regjimi i Berishës.
Fitorja e 22 marsit
Fitorja e PD-së ishte bindëse dhe e thellë, më e thella në gjithë Europën lindore. Me 92 deputetë, PD do të kontrollonte më shumë se dy të tretat e parlamentit të ardhshëm me 140 vende, duke garantuar një pushtet të fuqishëm dhe të sigurt për katër vjetët e ardhshëm në qeverisjen e vendit. Berisha ishte i bindur për fitore në këto zgjedhje, por ndoshta as ai vetë nuk e kishte imagjinuar një fitore kaq të thellë. Këtë e përforcon fakti se një muaj e ca më përpara ai kishte bërë koalicion të hapur parazgjedhor me Partinë Republikane dhe PSD, të cilat pas PD dhe PS llogariteshin nga forcat kryesore politike në vend. Mirëpo, një fitore kaq e thellë që në fillim e zbehu dukshën këtë koalicion. PR dhe PSD morën në qeverinë e re fare pak portofole, edhe ato të parëndësishme dhe, sikurse do të tregonin ngjarjet e mëvonshme, aleatët e PD-së nuk u pyetën asnjëherë për çështje parësore të programit të qeverisë, i cili ishte tërësisht në përputhje me programin e PD-së. Kërkesat e aleatëve nuk u përfillën, siç ishin, për shembull, kërkesa e republikanëve për ligjin e tokës dhe atë të kthimit të pronave, apo sugjerimet e socialdemokratëve për privatizimin e ekonomisë dhe ndarjen e pasurisë kombëtare. Një fitore kaq e thellë i dha një siguri të madhe Berishës të synonte dhe të arrinte më shumë se parashikimet…
Rezultatin e zgjedhjeve në favor të opozitës demokratike e pranoi më 23 mars edhe Presidenti komunist Ramiz Alia. Ai uroi popullin nëpërmjet një deklarate, ku bie menjëherë në sy dyzimi tipik dhe i pariparueshëm i tij.
“Në këto zgjedhje, thoshte R. Alia, dikush u gëzua e dikush mbeti i pakënaqur. Por, le të respektohet vullneti i shumicës e qoftë për të mbarën e Shqipërisë. Unë shfrytëzoj këtë rast të uroj të gjithë popullin për ditë më të mira, të uroj fitimtarët për rezultatin që arritën dhe që të kryejnë me sukses punët dhe përgjegjësitë që u takojnë.”
Dhjetë ditë më vonë ai do të jepte dorëheqjen…
A ka pasur kompromise të tjera?
Më 1992 filloi të hynte në Shqipëri e të shpërndahej falas La gazzeta del mezzogiorno, gazeta e njohur italiane e brigjeve pulieze, me synim rinisjen e botimit në gjuhën shqipe, pas më shumë se 50 vjetësh ndërprerjeje. Në redaksinë e Zërit të rinisë, ku unë vazhdoja të punoja, vinin çdo ditë disa kopje të gazetës italiane (natyrisht me një ose dy ditë vonesë), e cila shpesh botonte edhe lajme të shkurtra për Shqipërinë. Ne atë e shfrytëzonim për të përkthyer ndonjë informacion a intervistë.
Në ditët e fundit të marsit më ra në sy në faqen e parë të kësaj gazete një lajm që njoftonte se së shpejti Ramiz Alia do të japë dorëheqjen si President i Shqipërisë dhe se vendin e tij do ta zërë Sali Berisha. Por, theksohej në lajm, Alia ia ka ofruar postin e lartë Berishës, duke i kërkuar një kompromis: të mos futej në burg nga pasardhësi i tij. Dhe Berisha ia kish premtuar këtë në takimin që ishte bërë midis tyre në presidencë disa ditë më parë dhe që ishte mbajtur sekret në qarqet politike të Tiranës.
Lajmi ishte i shkurtër, gjithsesi i besueshëm, por ku dukej qartë edhe njëlloj misteri dhe sensacioni brenda tij. Në një reportazh për Zërin e Amerikës mbi ndryshimet e pritshme në strukturat e larta të shtetit shqiptar pas fitores së PD-së, futa edhe “sensacionin” e gazetës italiane… Mirëpo, nuk kaluan as dy orë nga transmetimi i emisionit dhe nga zyra e shtypit e Partisë Demokratike doli një deklaratë ku përgënjështrohej lajmi i ndonjë gazete të huaj për gjoja një takim midis Presidentit Ramiz Alia dhe kryetarit të PD, Sali Berisha. Nuk ka patur takim dhe nuk është arritur asnjë kompromis, theksonte deklarata.
Arrestimi i Nexhmije Hoxhës
Mirëpo ka nga ata që pyesin edhe sot e kësaj dite: Kur ishte i komanduar nga K
omiteti Qendror dhe Ramiz Alia, pse Berisha më vonë, kur erdhi në pushtet, i futi në burg ish-udhëheësit komunistë? Të ishte kjo një dalje duarsh, një pabesi nga ana e tij, apo…
Nga fillimi i dhjetorit 1991, dy ditë para rënies së Qeverisë së Stabilitetit, e veja e E. Hoxhës, Nexhmija, ndodhej e arrestuar. Ajo u arrestua kur shumicën parlamentare e përbënte PS dhe kur Ramiz Alia ishte president. Me sa dukej, kusuret e të shoqit do t’i paguante ajo. Familja e Enver Hoxhës në atë kohë akuzohej për shumë gjëra. Përveçse si diktator dhe kriminel, Enver Hoxha (dhe bashkë me të e gjithë ish-udhëheqja komuniste) akuzohej edhe si grabitëse e floririt nga Banka e Shtetit dhe për këtë flitej shumë në popull në kushtet e një varfërie ekstreme, duke krijuar një reagim mjaft negativ, ashtu sikurse flitej për grabitje nga ish-mbreti Zog në prill të ’39-ës. Megjithatë, njerëzit prisnin faktet, dëshmitë dhe më tej, gjykimin me drejtësi dhe, nëse gjendeshin fajtorë, ndëshkimin e tyre. Në të njëjtën kohë, qëndrimi ndaj së kaluarës komuniste do të përbënte në vetvete dhe një testim të pushtetarëve të rinj, do të ishte një gur prove për drejtësinë dhe demokracinë e re shqiptare.
Fitimtarët e 22 marsit ishin deklaruar kundër gjyqeve politike. Mirëpo, Nexhmije Hoxha në fillim dhe, më vonë Ramiz Alia dhe gjithë bllokmenët, sikurse thirreshin rëndom ish-anëtarët e Byrosë Politike, i kthyen gjyqet e tyre në tribuna për t’i bërë apologjinë sistemit në të cilin ata u ngjitën në zenith. Gjyqet e tyre u shndërruan në farsa të mirëfillta politike. Në sallën e gjyqit ata shpesh i ngrinin duart e prangosura lart, për t’i dhënë përshëndetjen dikujt në ape, por që në fakt shumë ape mund të merrej si një krenari që e kishin mbyllur karrierën e tyre politike në burg. Prangat ata i konsideronin dekorata. Kundërshtarët e tyre politikë, tashmë në pushtet, me burgosjen veçse ua kishin shpëtuar, për të mos thënë shtuar, nderin dhe lavdinë e nëpërkëmbur rëndshëm në vitet e fundit. Ata nuk e kishin për turp ta quanin veten komunistë të vendosur dhe se ndershmërisht kishin luftuar e punuar për të mirën e popullit. Koha, domedhënë historia, do të na ape të drejtë, linin të nënkuptonin ata.
Dëshmia e Ramiz Alisë në gjyqin e Nexhmijes
Raqmiz Alia hyri në sallën e gjyqit i shoqëruar nga policët, mes kureshtjes së të pranishmëve, që për herë të parë nuk ngriheshin në këmbë para tij. I pyetur nga kryetari i trupit gjykues në lidhje me çështjen për të cilën akuzoheshin të pandehurit, e veçanërisht Nexhmije Hoxha, Alia tha se ka patur pikëpamjen dhe bindjen që familja e Enver Hoxhës duhej trajtuar në mënyrë të veçantë edhe pas vdekjes së Enver Hoxhës. Ai tha se E. Hoxha ka qenë Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe udhëheqës i shtetit shqiptar për 50 vjet me radhë dhe shtoi se familja e tij duhej trajtuar si familja e një personaliteti të tillë, si për gjithë ish-partizanët dhe heronjtë e Luftës Nacionalçlirimtare. Alia theksoi se

këtë trajtim familja Hoxha e meritonte, aq me tepër pasi e dinte që Enver Hoxha nuk i la familjes së tij, fëmijëve dhe gruas së tij as një shtëpi pasuri, as tokë dhe asnjë pasuri tjetër të tundshme ose të patundshme. Ndërkohë ai tha se nuk kishte dijeni se çfarë vendimi është marrë nga Qeveria për trajtimin në mënyrë të veçantë të familjes Hoxha, por shtoi se nuk vinte në dyshim vërtetësinë e atyre që ka thënë Nexhmija…
Si përfundim, Nexhmije Hoxha u dënua për ca kafe, ndërsa Ramiz Alia dhe ish-udhëheqësit e tjerë komunistë nuk u mor vesh asnjëherë qartë se për çfarë u dënuan. Gjyqet ndaj tyre u shndërruan në komedi dhe me kalimin e kohës së gjykimit iu hiqeshin njëra-pas tjetrës akuzat dhe pas ndonjë viti e ca ata u liruan të gjithë.
Dhe sikurse thotë ish-drejtori i Burgjeve në atë kohë, Tanush Mulleti, nipi I të famshmit Qazim Mulleti, ish-udhëheqësit komunistë janë trajtuar më së miri, sipas standardeve europiane, kur dihet se çnjerëzore kanë qenë burgjet komuniste.
Një shpjegim për gjyqet
Vitet e pushtetit të Partisë Demokratike do të mbahen mend veçanërisht për gjyqet e parreshtura, të njëpasnjëshme, që u zhvilluan gjatë kësaj periudhe, ku një vend të rëndësishëm zunë gjyqet ndaj ish-udhëheqësve të lartë komunistë, të cilët thuajse pa përjashtim, në fund të karrierës së tyre të gjatë politike iu hodhën prangat dhe i rrasën qelive të burgjeve. Është e pamundur të gjesh një hapësirë të zbrazët, pa gjyqe gjatë kësaj kohe. Sa mbaronte njëri gjyq, fillonte tjetri. Dhe, duke patur parasysh se këto gjyqe zgjasnin me muaj, pasi në bankën e të akuzuarve uleshin disa të pandehur njëherësh, dhe pas gjyqit të shkallës së parë ose në Gjykatën e Faktit, vinte gjyqi i shkallës së dytë në gjykatën e Apelit dhe, pas tij, ai i shkallës së tretë në gjykatën e Kasacionit, gjyqet mplekseshin e ngërtheheshin me njëri-tjetrin, saqë të vinte mendja vërdallë nga akuzat e kundërakuzat, propaganda dhe slloganet antikomuniste, mëshira dhe urrejtja, të vërtetat e thashethemet. Ishte e pamundur që t’i ndiqje ato gjyqe të pambarimta, sfilitëse dhe aspak serioze në të njëjtën kohë. Si pa gjë të keq, të pandehurve iu ndërroheshin akuzat jo vetëm gjatë procesit hetimor, por edhe gjatë zhvillimit të gjyqit, natyrisht duke anuar gjithnjë nga zbutja e këtyre akuzave, pasi provat ishin të pamjaftueshme...
Ndonëse nuk u shpreh asnjëherë zyrtarisht, ato gjyqe ashtu si u zhvilluan, u kuptuan si larje hesapesh me të kaluarën ish-komuniste dhe, të pandehurit, duhej patjetër ta merrnin një masë dënimi, sido që të ishte puna. Këto gjyqe duhet thënë se e zhvlerësuan jashtë mase rolin e gjykatave dhe të organeve të drejtësisë gjatë kësaj periudhe, duke dëshmuar një dobësi thelbësore të regjimit, i cili e kishte vënë nën thundrën e tij pushtetin gjyqësor. Pavarësia e gjykatave as që mund të imagjinohej dhe, sa herë që përmendej, shkaktonte veçse të qeshura. Kishte rënë kështu një nga tempujt e demokracisë – Drejtësia. Ndërhyrja në punët e drejtësisë nga pushteti politik bëhej hapur dhe brutalisht, ndërsa është folur shumë për korrupsionin si një nga dukuritë më të përhapura ndër punonjësit e këtyre organeve. Dhe në këtë drejtim ndikonte padyshim edhe shkalla e ulët profesionale. Në emër të reformës, profesionistët e vërtetë u zevëndësuan më së shumti nga “besnikët e partisë” të përgatitur shpejt e shpejt në kurset gjashtë mujore të juristëve, që ndryshe u quajtën “gjyqtarë të Plepave” për shkak të vendit ku bënë kurset e kualifikimit, të cilat tashmë janë bërë proverbialë si një metodë unikale dhe e paprecedente që u përdor gjatë këtyre viteve në Shqipëri.
Dy arsyetime për burgimet
Por, ndoshta arrestimi, hedhja e prangave në duart e atyre që kishin bërë ligjin në Shqipëri për rreth 5 dekada, rrasja nëpër qelitë e lagështa dhe të pista të burgjeve që kishin ndërtuar vetë, ku nga çdo anë të fyejnë, të shajnë dhe të depersonalizojnë gardianët dhe turli mediokrish dhe, pastaj, sorollatja nëpër gjyqe pa fund në shoqërinë e vazhdueshme të policëve që ndihen superiorë, apo të kriminelëve ordinerë që shpesh uleshin si “kolegë” përkrah tyre, është bërë me qëllim nga pushtetarët që erdhën më pas. Dhe qëllimi ishte zhvlerësimi i tyre në sytë e popullit, për t’i thënë popullit: Ja kush u ka drejtuar ju dhe u ka mbajtur të nënshtruar për një kohë aq të gjatë. Shikoji, o popull, se sa pa personalitet që janë!
Me një fjalë, ata duheshin ekzekutuar politikisht, por jo fizikisht, (se jemi në Demokraci, de!), duheshin bërë me doemos pushtetërisht të pavlefshëm njëherë e përgjithmonë. Asnjë rrezik nuk duhej t’u kanosej prej tyre dhe simpatizantëve të tyre komunistë pushtetarëve të rinj që synonin të qëndronin gjatë në fron.
Domethënë, ish-udhëheqësit komunistë duheshin zhburrëruar dhe, këtë, mund ta bënte tallja me ta me anë të prangosjes, të burgut e të disa gjoja gjyqeve, duke i bërë lolo në sytë e popullit.
Burrëria është virtyt i njerëzve me karakter të fortë, jo i lolove. Kur ajo braktiset një herë nga shpirtërat e poshtëruar të njerëzve me karakter të dobët, zor se kthehet sërish. Lolot i quajnë shpesh mish me dy sy, kufoma që marrin frymë etj. Ndaj burrëria s’ka punë me kufomat.
Ciceronit i atribuohen këto fjalë të lavdishme: Mos prisni asgjë prej atij që mund të kishte vdekur, por që e la veten t’ia lidhnin duart.
Megjithatë, në opinionin shqiptar të kësaj periudhe ka ekzistuar edhe mendimi tjetër, i kundërt me atë që u shpreh pak më parë. Sipas këtij opinioni, ish-udhëheqësit komunistë u mbajtën qëllimisht në burg, (më saktë – gjoja ishin në burg, përderisa ndaj tyre u bënë ato palo gjyqe) që t’i shpëtonin urrejtjes së popullit. Më të sigurtë se në çdo vend tjetër, ata mund të ndiheshin në burg, ku flitej se kishin një trajtim të veçantë. Parë në dritën e fakteve të reja që sjell si Xhelil Gjoni, ashtu dhe Skënder Gjinushi, bindesh se ky ishte haraçi që Sali Berisha po u paguante ish-eprorëve të dikurshëm, atyre që i thanë: Shko dil në krye të atyre që duan të na përmbysin dhe bëhu pasardhësi ynë! Dhe ky nuk ishte një shërbim i vogël që u ka bërë Berisha. Sepse u shpëtoi kokat.

Ramiz Beqir Alia,ne maje te shtetit ,beri vepren qe denohesh me ligje=TRADHETI KOMBETARE,veproj si hileqare,ne fshehtesi per te kthyer sistemin…keto nuk ja tha kurre popullit,por ashtu n fshehtesi i mbane te ruajtura tradhetite ne varr,kjo ne se vertete ka vdekur se le shume dyshime,pra aieshte tradhetare dhe per tradheti me dashje ndaj atdheut denohesh me vdekje,…Pervec kesaj R.Alia denohet dhe per lejimin e shklaterrimin e vendit te ekonomise,uzinave fabrikave e pasurive kombetare…ligjet i kishte per ti zbatu,ushtrine ,policine e zbulimin e kishte ne kembe se e rrenoj e beri te jetonte me paterica….Kush do pergjigjet per keto pasuri qe popullit ju shkaterruan…historia do t’i denoje..cka eshte beri.. “-Parë në dritën e fakteve të reja që sjell si Xhelil Gjoni, ashtu dhe Skënder Gjinushi, bindesh se ky ishte haraçi që Sali Berisha po u paguante ish-eprorëve të dikurshëm, atyre që i thanë: Shko dil në krye të atyre që duan të na përmbysin dhe bëhu pasardhësi ynë! Dhe ky nuk ishte një shërbim i vogël që u ka bërë Berisha. Sepse u shpëtoi kokat……”‘
Me leximin eketij shkrimi,qe e kemi jetuar dhe kemi ndjekur pse u lejua te veprohet dhe pse po genjehet e mashtrohet populli,vendi dhe pasuria e tij…kam mendimin se sot……. Ndersa populli i urte,ndershem,patriot dhe shume i ditur shqiptare, me voten e 23 qershorit te vitit2013,denoje me pushkatim politik SALI RAM BERISHEN,taman tradhtarin me te madhe te ketij kombit per te gjitha koherat kerkohen botime e rromane per nje psikopat se cfare i ka bere vendit dhe ketij populli,nda kerkojme te denoje fizikisht …sa me shpejt …por ai nuk e dini se cfare kemi lexuar ka shitur vendin tek ruso serbi meligje dhe firmosj nga ai qe e shperfill e nuk e mbron kushtetuten antishqiptari Bujar Nishani…..
1.–Drejtesi nderkombetare ..ngrihu beje gjykimin e tradhetise se populli shqipt6are s’ka e nuk ka per te patur kurre qetesiqetesi….
2–Popull mos beso,asnje shkrim asnje iluzion,se me qene trima palo gazetare te blere te gjithe media vizive dhe ajo e shkruar nga sali serb antishqiptari….e dine mire si behet puna patriotike e atdhetare,e ndershme ke shembull Kroacine,,,,dhe kjo o popull deri sa te shikosh ne pranga Sali tradhetarin ne Hage me te gjithe ushtrine e tij antishqiptare kriminele …..taman si Molloshevici..
3.- Pyes gazetarin e ketij shkrimi z.Xhevdet Shehu….cfare qellimi i veni JU , vehtes me kete shkrimin.?. thjesht vetem.vetem me e lexu populli ne gazete???apo se shperbleheni nga ky organe e me mbijetu…,me falnipor sinqerisht shprehem.:–oh sa gaboheni…dergoni ne prokurori, ne hake…mos ta gjykojne sot se drejtesia,po eshtee vertet e kalidhur me zinxhire vete Saliu,ato jane te burgosur sot..por vjen nje dite dhe nje dite do te zgjohet nga gjumi…. e zinxhiret do ja zgjidhin nga koka,kembet e duart…le te shpresojme se kjo..
-“SHPRESE” vdes e fundit….e ne se e beni kete shkrim per te kaluar rradhen? kurre nuk do ta pranoja te lodhja vetvehten e popullin tim te sakatuar,t’ja shtoja hadhet,ne vend qe t’ja lehtesoja sado pak…apo per ndonje qellim tjeter qe ju e dini me mire?,merrni ju lutem nje keshille….se drejtesi bota s’ka..a mund ta shkruani nje artikull me tematike…..
.KANE VDEKUR AVNI RUSTEMET NE SHQIPERI…. e se e besoj te lindin,ne nje dite, e kjo ka ndodhur historikisht tek toka,atdheu yne i shtrejte..sic tha heroje yne kombetare.Skenderbeu se:
..”.lirine nuk jua dhurova une…ate e gjeta mes tuaj…”mos se 25 vjete vetem Jetojme e risim femije me termin e ulet….TRADHETI… e ky eshte SALI RAM BERISHA,me ushtri….
Na rrofsh per vere o Xhota me perrallat qe na thua.Po populli shqipetar ku ish qe luhej nuse -dajash?Je nje kufome si tere fevzinjte qe nuk permendet vetem njehere kush ish regjija e na flisni per perralla me Katovice kur ‘radio tirana’ ish zevendesuar nga nje radio zhurme qe quhej ‘zeri i Afrikes’.Rrotat e kujt rrote nga Amerika puthen tere rrotat salisjane e ramizjane?
Latinet kane nje thenie te urte sa vete gjuha latine:
Luften e bejne trimat dhe natyrisht vriten ne lufte, ata qe mbeten dhe qe natyrisht jane ose frikacaket ose deshtaket mburren se e kane bere ata luften dhe gezojne frytet e fitores.
Pse mor trima or popull qe ke filluar te budallepset, Skender Gjinushin dhe Xhelil Gjonin do besojme ne per formimin e PD?
Nje analize, ne mos fare e dobet, mediokre.
RAMIZ ALIA ka haqe te madheja jo vetem qe uji i pare i fasuleve (saliu) na e la ne peshqesh politik por VENIA NE KRYE TE KISHES ORTODOKSE TE NJE TERRORISTI GREK ESHTE BOMBA ME SAHAT QE NA RRI AKOMA NE MES TIRANES…LOBI SERB DHE GREK KUR VAJTI RAMIZ ALIA NE OKB 91(sjam i sigurt) BENE TAKIM 2 DITOR PA ASNJE SHOQERUES SHQIPTAR ,RAMIZ ALIA U ZHDUK DHE NUK DIHEJ KU ISHTE AS TRUPROJA E TIJ NUK E DINTE rast i paprecedent,,,LOBI SERB VURI SALIUN ,GREKI MORRI UDHEHEQJEN SHPIRTERORE..ne vetem me zjedhjet e 2013 jemi gjysem te lire tani duhet qe dhe ortoksia te clirohet KJO DUHET EDHE NE OPTIKEN ANTI TERRORISTE QE DUHET TE PERFSHIHET SHQIPERIA SI PJESE E EU..dalja e greqise nga monedha eu do shenonte nje hap tjeter qe shek 21 te jete shekulli i SHQIPERISE ETNIKE
Nexhmia me Ramizin e realizuan skemen e kalimit te pushtetit mjaft suksesshem,se shpetuan veten ,soj e sorollop dhe nje tufe kriminelesh,qe kishin vrare dhe vjedhur.Kush me mire se Sali Berisha do merrte persiper ta realizonte kete skeme?Ja ku i keni tani te gjithe te pasur,me fabrika,pallate ndertues dhe droge financues!Tani qe u xhvesh nga maska,kameramanet te ruajne Saliun kur ti shkoje teze Nexhmies per kafe!
Nuk mund ta besoj qe kete shkrim e ka bere gazetari i mirenjohur Xh. Shehu.
Eshte nje lloj ulje pjace, e thene me shqip me mire te mos ishte prononcuar fare.
Çdo ngjarje, ne rrethana te caktuara historike, ka jo vetem shkaqet por dhe rrenjet e dukshme dhe te padukshme. Kjo analize i ngjan nje lloj furçeje pluhrash ne kostume qe nuk dihen se me çfare materialesh jane bere. Jam i zhgenjyer.