Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, nga Lumbardhi i Deçanit pas ceremonisë me rastin e shënimit të 30 vjetorit të fillimit të aksionit për pajtimin e gjaqeve ka dhënë komentin e tij për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, sipas RTK.
Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se e mirëpret këtë marrëveshje pasi Kosova është dashur të ketë qeveri pas 6 tetorit, kur edhe u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme parlamentare, por forcat politike nuk arritën dot dakordësinë.
“Kosova është dashur të ketë qeveri pas 6 tetorit. Kanë qenë të paarsyeshme vonesat për mosarritjen e marrëveshjes. Është dashur qysh moti që tek ministritë të thonë se janë 15 ministri dhe jo të proklamojnë se janë 12”, tha Haradinaj.
Kryeministri në largim shtoi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk do ta votojë qeverinë Kurti të hënën në Kuvend.
j.l./ dita

Ky sa ishte ne qeveri vetem taksen i vuri serbise pastaj nuk beri gje te sakt.I fali 8200 ha malit te zi.Punesoi njerez me nepotizem.Dhe asnji gje tjeter.Njerezit ne Kosove duhet ta provojne dhe Albinin cfare do te jete i zoti te ofroje.
Bravo o i mbaruar
Prape legen o Ramutsh