Haradinaj: Armatosja e Serbisë nga Rusia e Kina, kërcënim për Kosovën

J L

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka thënë me anë të një postimi, se Serbia po merr në mënyrë të vazhdueshme pajisje ushtarake nga Rusia e Kina.

Haradinaj shprehet se kjo përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për Kosovën, por edhe më gjerë.

“Armatosja e vazhdueshme e Serbisë me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina (Pancirë, Sisteme të Mbrojtjes Ajrore, Dronë etj) është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, paqen e brishtë në rajon, si dhe perspektivën Euro-Atlantike”, shkruan Haradinaj.

Ai i bën thirrje Serbisë që “ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë”.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Bravo z.Haradinaj!

    Me ta ndigjue Hollanda.Hollanda i thirri mendjes dhe i tha vetes “Dallandyshe kthehu ndryshe” dhe sot asht pro hapjes se negociatave per Shqiperin qe paskesh ba perparime te medha.Apo i fryni ne vesh z.Haradinaj per,armatosjen e Serbisë nga Rusia e Kina, kërcënim jo vetem për Kosovën por dhe per Europen.Apo nuk asht holanda nji grope qe me t’iau shemb digat fundoset per jete te jetes ne fund te detit shume kohe para se te shkrihen akujt polar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *