Haradinaj godet sërish Thaçin: Armik i Kosovës kush prek kufijtë

DITA Online

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka goditur prapë presidentin e vendit, Hashim Thaçi, rreth idesë së tij për korrigjim kufijsh mes Kosovës e Serbisë. Haradinaj ka thënë se territori i Kosovës nuk është mall për tregti.

Ai ka deklaruar në Ora News, gjatë një interviste për emisionin “Tempora” se kushdo që flet për ndryshim territoresh është armik i Kosovës.

Nuk ndërrohet territori dhe kufijtë. Vendi është njëherë i vendosur dhe nuk parashihet biseda kështu“, ka deklaruar ai.

Unë nuk jam tregtar dhe nuk përfaqësoj ndonjë mall për treg, sa metra këtej dhe as metra andej”, ka thënë Haradinaj.

Nuk ka kryetar qeverie që diskuton tokën e vet për shkëmbim. Është absurdi më i madh“, është shprehur ai.

Duke komentuar fjalët shkëmbim, ndarje, demarkacion kufiri, korrigjim, Haradinaj ka thënë se “janë ofendime, sulme direkte në territor. Agresion janë nga kushdo që vjen“.

Kushdo që shënon marrjen e njohjes nga Serbia me ndërrim territoresh ose me lëvizje kufijsh është armik i 17 Shkurtit dhe Kushtetutës, dhe në aktin e shpalljes së pavarësisë“, ka thënë kryeministri i Kosovës.

Për më tej Ramush Haradinaj u shpreh: “Tirana zyrtare, ministrat, Parlamenti, të gjithë duhet të mbajnë një qëndrim; Kosova e 17 Shkurtit, kushtetuta e saj, territori. Kushdo nga të zgjedhurit në Shqipëri e vlerëson ndryshe, ai po tradhton ndaj Kosovës. Është sikur unë të flas sot për Shqipërinë dhe t’u them jugun jepuani Greqisë ose jepjani Shkodrën, Malit të Zi, por t’u ndrequr këtë“.

Kushdo që lëviz në kufij është në agjendën e Putinit. Ridizanjimi i kufijve është agjentë e Putinit. Me ju thënë shqiptarëve jepni veriun 500 miliard, ku Shqipëria buxhetin vjetor e ka 4 miliardë dhe Kosova 2 miliardë. Krejt është kalkulim i agjenturave të Moskës, në të cilën kanë rënë në grakcë plot në Kosovë dhe në Shqipëri dhe kanë marrë paret e tyre“, tha Haradinaj.

v.l/ Dita

Share This Article
14 Comments
  • Ramush.
    I gjithe spektri politik shqiptar, eshte shprehur qe njeh nje mareveshje te lidhur nga dy palet ( Serbi e Kosove), e miratuar edhe nga SHBA e BE.
    Ato e krijuan shtetin e Kosoves.
    Zgjidheni vete kete situate, si te jete me mire per ju.
    Mos hidhni topin ne Shqiperi,
    Si te shkon ne mendje , e shprehesh, qe Shkodra ti jepet Malit te Zi, e jugu Greqise ?
    Po pate gje me Thcin e Veselin, sqaroju e mbylle muhabetin me ato, jo me personalitete shqiptare.

    • Dhe , situata nuk zgjedhet duke dale para kamerave TV e duke ” godite ” kundershtaret me fjale te medha por , situata e Kosoves zgjedhet dhe Veriu ruhet me veprime institucionale.
      Ti kryeminister nuk je zgjedhur ne ate post qe obligimet tua kushtetuese te ia delegosh Thacit por e kunderta , je zgjedhur kryeminister qe ti kryen punet dhe detyrat qe te obligon kushtet e Kosoves . Eshte krejte dicka tjeter nqs.zgjedhja jote ne krye te qeverise se Kosoves ka patur kushte delegimin e bisedimeve dhe dialogun me Serbine te ia delegosh edhe publikushte Thacit
      ( “Une kame ardhur ketu per deryra dhe vendime te medha dhe nuk kame kohe te merrem me dialogun. Dualogun ia le presidentit Thaci ” ) . Dhe , per ta mbuluar kete deshtum dhe turp te madh, dele para kamerave TV dhe permend luften e fjale tjera “bombastike ” qe edhe gomari i ka vedhtire ti kaperdij kryeminister Haradinaj kurse , veprimet institucionale kryeministrore ia le ne kompetencat e presidentit Thaci te cilit, edhe kushtetura e Kosoves ia ndalon te mirret me apunen e dialogut
      Por dje krinister Haradinaj , e more nji shuplake te rende nga miku me i madh i shqiptareve,nga SHBA , shuplaken e morren gjithe kretet e shtetit te Kosoves por , ma e madhe ishte per ty kryeminister per faktin se pranove deryren e kryeministrit pet te iu shmangur asaje dhe , shmangejen e obligimit kushtetues ti mundohesh ta mbulosh me deklarata pompoze para kamerave TV ose me taksen 100 % ndaje malkrave serbe , takse nga e cila Kosova nuk pati asnji dobi ekonomike sepse , po ti kishe kryer obligimet kushtetuse te kryeminiszrit do te kishte ketkuar nga Serbija permnushjen e 33 marreveshjeve te nenshkruara ne Bruksel si kushte per heqjen e takses , marreveshje te cilat Serbija po refuzone ti implementoje
      Por , shuplake me te madhe se gjithe ju nga SHBA dje morren qytetarat dhe votuesit e Kosoves kryeminister Haradinaj te cilet u denuan me sankcionet e para per arsye se dolen para kutive te votimit dhe votuan ju , batakqij dhe zullumqar si ju , votuan per nji grup zhvatesish te buxhetit dhe parase se taksapagueseve te Kosoves, votuesit qe votuan hajdut te papermorsueshem te Kosoves , per ju qe pasket kapur armet vetem e vetem qe te pasuroheni pasi Amerika ta kete debuar Serbine nga Kosova .
      Tani ti kryeminister e refuzon kerkesen e SHBA per heqjen e takses kurse , kurse Thaci luan ko*e me Ameriken duke shkuar ne Amerike dhe duke genjyer zyrtaret amerikan se gjoja gjithe populli i Kosoves na qenka pase kerkesen se tij dhe te Vuciqit per shkembim teritoresh mese Kosoves e Serbise
      A nuk ju vjene aspak trup kryeminister Haradinaj se jeni bo gazi i botes dhe me ju tani qeshin kalamajt e katundit por qeshin edhe zogjet e malit
      Por ,tani me e pame pere keto 20 vite se per turp soji juaj s kishit fare asnji brengosje sepse , per ju turp qenka vetem zhveshja lakuriq ne qender te Prishtines para budite te Skenderbeut ose Nene Terezes kurse, gjitha te tjerat qenkan te lejueshme pra , edhe degradimi i miqesise me SHBA per te cilin ju me vepren dhe sjelljet tuaja prej arrogantesh provincial, nji kohe te gjate u angazhuat

  • E pashe intervisten dhene per Ora News dhe u brengosa shume nga menyra e paskrupullt si e nderpriste gazetaren, si u drejtohej shqiptareve te Shqiperise me “ju” ose “ju shqiptaret”.

    Dicka nuk eshte ne rregull me te, me duket se nuk ishte vetevetja ne ate interviste. Nuk e njoh te tille. Ne intervista me gazetare serbe rri gjithe kohen duke buzeqeshur dhe eshte i sjellshem. Si shqiptar nga Kosova ndihem tejet i turperuar nga menyra e sjelljes se kryeministrit Haradinaj. Duket se shantazhet dhe presioni i madh nderkombetar si dhe presioni i brendshem jane duke e demtuar shendetin e tij.

  • Sot shqipètarève ju ka dalè prijèsi i vèrtetè quhet Ramush Haradinaj ! Bashkohuni rreth tijè nèse doni Atdhe, shtet dhe dinjitet. Vetèm duke qènè tè vendosur dhe nè unitet do tè bèhet Shqipèria ! Ndryshe me negociata e pazarllèqe do tè kthehemi nè nul ! O Sot, o kurrè mè !

  • O Ramush qe nuk mbush. Cfare i duhen Kosoves Zubin Potoku, Zvecani dhe Leposavici me rreth 50.000 serbe dhe asnje shqiptar?! Pse nuk e llogarit tokat shqiptare ne Presheve, Medvegje e Bujanovc?

  • Megjith rrespekti qe kam per Ramushin si luftetare ne kendin politik une e shofte qe stonon.
    Ramushi nuk eshte hera e pare qe stonon ne ceshtjet politike. Qe me Clirimin e Kosoves Ramushi la krahun e vet politik dhe ushtarek dhe u bashkua me Rugoven, me njeriun qe vetem luften per liri nuk e simatizoi dhe nuk e deshi asnjeher.
    Pra te jeshe luftetare duke pasut tra deshmore ne shtepi dhe te bashkohesh me nje njeri qe kurre nuk e deshi lirin vetem, Ramushi e beri nje gje te till.!
    Edhe pase kesaj ngjarje Ramushi beri gjat kualicion me LDK- duke demtuar krahun e luftes.
    Me von u bashkjua perseri me shoket luftetare pore situat qe e nxori ne krye te shteti kerkon zhdervjelltesi dhe kerkon masa efikase per realizimin e intersave kombattare.
    Nuk e dije se c`fare ka pore ne nuk duhet qe te dalim kunder Partnerve tane strategjik.
    Ne se Amerika vertet do ti beje bllokade ekonomike dhe nuk do te garantoj ruajtjen e Kosoves Ramushi e ka davan e humbur.
    Ketu ose nuk po e kupton, ose nuk don ta kuptoje , ose ka qellim te bej me te keqen per shqiptaret kthimin e forcave serbe ne Kosoveve.
    Ramush i meshon sukur te jete Trampi, pore nuk eshte Trampi.
    Prandaj Ramushi ka pergjegjesi te medha para intersave tona Kombetare.
    Ramushi duhet ti lexoj mire rrekomandimet e Amerikaneve se ata dy her na ben shtet,!

  • kjo do jete beteja e fundit midis “patrioteve” te shqiperise osmane dhe patrioteve te shqiperise europiane . kjo do jete beteje per jete a vdekje dhe s’do kurseje askend . fitorja varet nga serioziteti i demokracive perendimore . po e deshen shqiperine ne europe, shqiperia dhe shqipetaret shpetojne .

  • Jepi Ramush, asnje ndarje. Ngriheni UCK kunder tradhetarve dhe te koruptuarve. Bravo. Ne djall kush ndan Kosoven.

  • ju krahu i “luftes”; e dini se, qe nga lufta ne vietnam (madje gjate gjithe historise se njerezimit), egziston versioni i zgjidhjes se problemeve dhe “me rruge paqesore” ?!? . dhe sic edhe konkludohet…ju me te vertete mund te quheniedhe tradhetare e kriminel, per popullin shqipetar e jo heronj ?!? madje e vetmja, e sigurte dhe efektive, ishte zjidhja e problemeve me fqinjet, me rruge paqesore, me mbeshtetjen e demokracive uropiane ku synonim te hyim . por ju s’keni as tru, as nder, te deklaroni te verteten . rreshtimi ne krahun islamik me turqine ne krye, ku pretendonit se e donte populli, ishte nje bllof i vertete dhe i trash per shqipetaret, qe spunton per demokraci, e merte nga tv-te jugosllave greke e italiane dhe jo nga fantazite idiote, se ne turqi, ka “x” milion shqipetar, qe na “obligojne” dashuri e bashkepunim “patriotik” dhe…..shqipetaret e turqise (islamike) kane qene dhe dhe jane me…..TURQ se turqit .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *