Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha të martën se largimi i bisedimeve Kosovë-Serbi nga duart e shefes së politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini, është veprim i duhur për ta mbrojtur Kosovën nga ndarja e saj.
Ai tha të martën pas mbledhjes së qeverisë, se idetë për ndarjen e Kosovës kanë bërë që nivele të larta të Bashkimit Evropian ta zhvendosin procesin e bisedimeve në takimin e muajit të kaluar në Berlin dhe në takimin e Parisit që pritet të zhvillohet në muajin korrik.
“Mogherini tha në Tiranë hiqeni taksën dhe do t’ua ndaj Kosovën menjëherë, i ra ashtu, sepse tha, sapo ta hiqni taksën do ta thërras takimin. Faleminderit Zotit që kemi qëlluar disa në vend që t’i shohim këto projekte me kohë, nuk hiqet taksa.
Mogherini e ka përfunduar mandatin e vet. Evropianët janë ata që ja japin rrogën Mogherinit sepse ata e paguajnë, është zyrtare e tyre, ata ja kanë larguar një herë këtë agjendë dhe na kanë bërë nder të madh si Kosovë, i falënderojmë shumë pastaj e vlerësojnë vet si të shkohet më tutje” tha Haradinaj.
Megjithatë, ai tha se këto takime nuk e përjashtojnë rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e bisedimeve Kosovë – Serbi, duke hedhur poshtë idetë që vijnë nga Serbia për mundësinë e përfshirjes së Rusisë.
v.l/ Dita

Ramush Haradinaj ka thene hapur si e ka zakon te flase : Me largimin e Mogherinit nga detyra ka shpetuar Kosova! (Ne fakt, me shume se Kosova do shpetoje Europa nga nje morracake qe e ka sulmu se fundmi dhe vete Matteo Renci qe e propozoi per ne Bruksel)
Aktualitet , mos e shaj Mogherinit se na merzitet lideri global Rame tepsia!!!!!
Mogerinja eshte nje femer shurraqe qe qelbet ere.Ju ngrof pallaska me rrogen 31 mije euro qe merr ne muaj plus dieta dhe gjona qyl.Dhe donte te tallej me gjakun e te reneve tash e 100 vjet per liri.
Per bese kryeminister Haradinaj,
shyqyr qe te kemi se mose me pase qene Ti kryeminister , Kosova kishe mbarue por , kishim me mbete edhe pa Kosove e pa Shypni
Hiqu Ti Mogerinit kryeminister dhe hiqu ndarjes se Kosoves se vete e ke deklarue se ” s ke shume vakt me u marre me ato pune ” sepse , ashtu ashtu askush Ty s te pyet por , Ti kryeminister ndalja pensionet 40 mij e me shume veteraneve kriminel te po e zhvatin buxhetin dhe parane e taksapagueseve te Kosoves per 80-100 miljon € ne vit , te cileve ju u leshuat status dhe certifikata veterani
( te rrejeshem ) ne kembim te 200-300 mij votash qe u sollen ata kriminel ne secilat pale zgjedhje nga 2008 e deri me sot…!
Keto pune Ti kqyri kryeminister Haradinaj dhe kqyre ruaje e mose e zhvate parane e taksapagueseve te Kosoves dhe jo znj. Mogerini sepse , ka kushe e kqyre ate. Kqyre
kr. minister Haradinaj rekomandimin e dites se sodit te Ambasades Amerikane ne Prishtine per punesimet e analfabeteve , gjysemanalfabeteve dhe krimineleve ne poste te institucioneve publike te Kosoves , kqyre nepotizmin shtazarak qe eshtd instaluar ne Kosove me ardhjen Tuaj ne krye te qeverisd dhe mose e kqyre znj. Mogerini se ate ka kushe e kqyre…ose me mire po te thomd , hajt pasha bacen grahi qeshtu si ja ke nise se pasi ta lirosh ate vend pune ku e di edhe mjiher a do te mundesh me ardhe aty apo jo dhe ku e di se qyshe ka me ardhe fundi