Haradinaj i përgjigjet Kurtit: Nuk lejoj të më thuash hajdut

Dita

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shfaqur shumë i revoltuar ndaj deklaratave të bëra nga udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ai është shprehur se nuk do të lejojë kurrsesi që dikush ta ofendojë.

 “Kush të dojë e kush ka qejf, unë jam i gatshëm t’i përgjigjem. Në çdo vend të botës, nëse dikush të ofendon, edhe i përgjigjesh. Njësoj do të veproja edhe unë”, është shprehur Haradinaj në “Rubikon” të KTV-së.

“Nuk e lejoj askënd të më ofendojë. Nuk jam hajdut, dhe nuk duroj që askush të më thotë kështu”, ka thënë ai më tutje.

Haradinaj ka theksuar se është në gjendje edhe të përleshet fizikisht me këdo që e cilëson atë hajdut.

s.a/dita

Share This Article
3 Comments
  • O Z Hajredinaj ,me thuaj sikur edhe nje te vetem kryeminister qe ska vjedhur .qofte nga Kosova edhe ketej nga Shqiperia .Z Kurti ka te drejte .Po nuk tu mbush mendja o Z Hajredinaj ,prit SPAKUN sa te formohet dhe do i japesh te drejte z Kurti.
    Harroje fjalen ndeshem fizikisht ,se kjo eshte gjuha dhe arma cobanerve zbritur nga mali dhe kur zbriten ne fushe ,u habiten kur pane topin e fudbollit,per here te pare.

  • Ramusho, kujtohu qe postin e kryeministrit e vodhe.
    Shumicen e fitoi Kurti, por ju si qener te babezitur qe jeni u turret dhe bete mareveshje tradhetie me serbet vetem qe te merrje karrigen.
    Ja pasojat. Ti ofendohesh per mje fjale, kurse veprat tuaja jane mese te uleta dhe te pamoralshme.
    Po te ishe burre me parime do kishe hequr dore nga posti sepse nuk te votuan ty, por Albinin.
    I paturpshem, i babezitur, kjo ishte fytyra jote perballe nje Kosove qe po lengon si viktime akoma..
    Pakt me tradhetaret…
    Albini ka thene pak

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *