Haradinaj i sigurtë: I kemi votat për formimin e qeverisë

Dita

Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës po bëjnë gabim që po e bllokojnë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, ka thënë i nominuari për kryeministër të Kosovës nga PAN-i, Ramush Haradinaj. Në një intervistë për RTK, Haradinaj është shprehur i bindur se i ka votat për të formuar Qeverinë.

“Për qeverinë e dimë që i kemi votat”, ka thënë Haradinaj dhe ka shtuar se ndoshta bllokimi po bëhet për kryeparlamentarin.

Në lidhje me deklaratat e Vetëvendosjes dhe LDK-së për të mos e votuar Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit, ai ka shtuar se ky bllokim është lojë e pastër për pushtet, nuk ka të bëjë asgjë me emra.

Ai deklaroi se kanë pasur një konfirmim për 61 vota për kryeparlamentar, por që nuk e kanë trajtuar në masën e mjaftueshme, sepse nuk ishte për Qeveri.

“Pra me kushtetutën tonë s’ka alternativë tjetër, e drejta për të propozuar kryeparlamentarin është vetëm e PAN-it dhe mendoj se VV e LDK kanë hyrë gabim në këtë krizë. Është e kuptueshme që për qeverinë të reagojnë kështu, por jo edhe për kryeparlamentarin”, tha ai.

Sipas tij, sado që e vonojnë PAN-in, prap do të humbin kohë, sepse vetëm PAN  mund të propozoj kryeparlamentarin dhe se vota vetëm është simbolike , sepse kjo është e paraparë me një drejtim, nuk ka drejtim të mirë.

Haradinaj tha se ata e kanë friken se nëse kalon kryeparlamëntari Qeveria i ka menjëherë votat, pra nuk e shoh arsyen me tregu një fuqi të numrave me kryeparlamentarin.

“Unë e di se Qeveria do të vijë sepse, nuk mund të vazhdojë kjo logjikë pa kufi. I kam parë edhe deputetët që janë ndi keq me këtë reagim të tyre”.

Haradinaj tha se ka bërë një plan qeverisës dhe nuk është duke humbur kohë në këto ditë, në momentin që të formohet Qeveria ai të fillojë me punën.

“Është e vërtet që VV është rritur, por nuk ka fituar dhe nuk mund të formojë institucione, pra është e pakuptimtë që të bllokojnë”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *