Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka porositur kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti që të gjejë formulën për të krijuar shumicën parlamentare, në mënyrë që t’i jepet fund epilogut për formimin e qeverisë së re.
Haradinaj thotë se është koha e fundit që Kurti si fitues i zgjedhjeve të deklaroi se çfarë propozon për gjendjen e krijuar, pasi sipas tij Kosova po rrezikon shumë për shkak të vazhdimit të takimeve pa rezultat.
“Unë pres nga Kurti që t’i thërret ndërgjegjes së vet. Ose ta gjen formulën me bë shumicën, në këtë rast me LDK-në, sepse unë s’jam palë e negociatave, ose të hapë rrugë. Të deklaron çka i propozon Kosovës fituesi i zgjedhjeve në këtë rast. Le të deklaron për çka është.
A është për një qeveri teknike, a është për një qeveri tjetër, a është për të shkuar në zgjedhje. Por diçka duhet t’i thotë Kosovës nuk mund ta mbajë vjerr. Nuk po e them këtë me nxënë ngushtë Kurtin, sepse Kosova është e zënë ngushtë. Detyra e qeverisë janë në krizë, shiheni procesin.
Unë jam i detyruar t’i them këto për shkak se unë më së miri e di se jam kryeministër në detyrë dhe jam përgjegjës. Dhe unë po i tregoj z.Kurtit se nuk është mirë të vonohet. Të lutem mos u vono, ose krijo shumicën, ose jepi epilog kësaj gjendjes. Sepse jemi ka rrezikojmë më shumë sesa një parti. Pra jemi ka e rrezikojmë funksionimin e vendit”, tha Haradinaj.
Sipas tij, çdo vonesë në formimin e qeverisë do të ketë pasoja për vendin. Haradinaj thotë se si kryeministër në largim e ka vështirë mbarëvajtjen e qeverisë, pasi nuk po ka fuqi vendimmarrëse.
Përveç të pakuptueshme, prolongimin e formimit të qeverisë, Haradinaj po e vlerëson si shumë të rrezikshme dhe për këtë përgjegjës po bën vetëm Albin Kurtin dhe VV-në si parti fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit.
l.h/ dita

Lidheni qenin e hudheni ne va.Me ka krijue opinion pozitive dikur.Po kenka kokrra e idiotit.Te shkosh kaq larg ne kohe per te krijue qevrine,nuk asht ndigjue kurrnjihere.Bane qeverine e ne mos kjofte e zoja qeveria kalohet ne zgjedhje te parakoheshme.
Ej, -u tha breshka atyre kafsheve qe po grindeshin, se deri ku do te kish arritur tashme ajo- mos u grindni shume, se nuk do nisem fare! Keshtu dhe puna e Albinit!
Kur zihen qente i ha ujku dhente. E kane hak dhe njehere tju vije serbi ti rrah dhe ti vras dhe mos ti lej te qajne.qyqari isa mustafa mban peng vetem per karigen e tij gjakun e njerzve te rene per liri.shihni sa e vlersojne gjakun vetem per postet e majme qe duan te kene
PO, kuptohet hapur,se Albini nuk ka asnje mundesi te formon Qeveri,ka vetem 29,tash 30 deputet,LDEK kishte 28 tash 31 deputet,Opozita eshte ajo qe eshte,Hashimi fajsohet vetem per t’i shpetuar LVV gabimit,qe kryeparlamentari u vodh, I futi “:thike pas shpine” LDK-s.Andaj Albini ka mbetur “pyke ne lis” dhe nuk ka kah ia mban.keshtu mundohet te “fajson” eshet ata qe asnjen f aj nuk ia kane pasur e as nuk ia kane.Zoti te ndihmofte! Me keqardhje, eshte mire te tregoheni te sinqerte,se paku pak burrni e pak atdhetarizem.
albin kurti nuk ka kellqe per te qeverisur,.Po mban peng Kosoven me kapriciot e tij.
Presidenti dhe faktori politik i Kosoves te nderhyjne per te zgjidhur ngercin.Me kushtetute kur Partia fituese nuk krijon dot qeverine,kete detyre e merr partia e dyte e keshtu me radhe.
Ndoshta partite e vogla po te mblidhen bashke p[erbejne SHUMICE QEVERISESE.
Populli ka votuar Albinin , jo ramutin !
Edhe po te votohet serish do e votoje prape e me shumice absolute se na kaNe ardhur ne maje te hundes pararet e juaj me thacin mustafen e serbet!
Rrnoft. Shqiperia e bashkuar pa tradhtare e udbash si ju! Le te shkojme prape ne votime pra!ne va mbjat!