Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaron se në dialogun e pritshëm me Serbinë, objektivi mbetet njohja reciproke, ndërsa këmbimi i territoreve është një vijë e kuqe.
Ndërkohë në Beograd, presidenti Aleksandër Vuçiç, flet për presion për marrëveshje nga Brukseli dhe Uashingtoni.
Në Kosovë janë rritur shpresat se me qeverinë e re dhe me rifillimin e dialogut me Serbinë, vendi në vjeshtë mund të hedhë hapit drejt objektivit të vjetër, që mbetet njohja e shtetësisë nga fqinji verior.
Para se emisari i BE-së për dialogun dypalësh, Miroslav Lajçak, të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin javën e ardhshme, kreu i Aleancës në pushtet për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se njohja brenda territoreve ekzistuese mbetet konstante e qeverisë.
“Kosova nuk guxon me shkua në tavolinë pa e shpjeguar qartë se nuk merr pjesë në një tavolinë ku bisedohet territori, kufijtë ose rendi kushtetues i yni…Kosova nuk e ka atë luks me diskutuar çdo temë.”
Lidhur me debatin e fundit se kush do e udhëheqë dialogun Kosovë-Serbi, ish-kryeministri Haradinaj thotë se kompetencat e presidentit Hashim Thaçi dhe të kryeqeveritarit Avdullah Hoti i ka përcaktuar Kushtetuta.
Sipas Haradinajt, pas 20 vjetësh por edhe pas dy viteve pezullim që shkaktoi vendosja e tarifës 100 për qind për mallrat serbe nga ana e tij, koha për dialog është e ngutshme.
“Ne jemi të gëzuar që administrata e presidentit Trump ka interesim këtë çështje me shty përpara…Kurdo që ndodhë e mirëpresim rifillimin e dialogut, por e thash edhe një herë duhet të sqarohet se Kosova kërkon të arrihet marrëveshja për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.”
l.h/ dita

Or Ramush Amerikanet edhe ty te than hiqe taksen por ti nuk e hoqe kur atehere te ndihmonte vetvenosja,por tani ja ktheve shpinen vendvendosjes dhe more rugen e e bashkpunuesve me listen Serbe ku edhe partija jote mer pjese dhe thuash qe kjo esht nji ide e mire per Kosoven qe ti kthehet Serbise,por Serbise nuk i intereson ndryshyme teritoresh por i intereson Kosova ne pergjithsi dhe kjo dote ndodhe me ndihmen e Amerikaneve.
Domethene ky dykembori (qenie me dy kembe) thote qe Bujanonvci, Presheva dhe Medgjeva nuk duhet te diskutohen me Serbine per t’ju bashkangjitur Kosoves. Ne asnje menyre! Dhe pastaj hajde thuaj se kush eshte tradhetari i kombit? Ku koketuli mendon se diskutimi eshte vetem per ti dhene Serbise ate qe nuk i takon dhe as i ka takuar, Mitrovicen. Serbia duhet ti ktheje Kosoves tokat deri ne Nish. Pra, perfituesit e bisedimeve per shkembim territoresh jane vetem kosovaret dhe jo serbet. Por, ky thote jo bisedime per territore. Hajde merre vesh se me cfare pjese te trupit mendon ky dykembori?
Jo Ramush nuk te besohet per asgje kurr edhe nje her Cakorri , Kulla , Zhlebi jan veper e zez e jotja andaj fjalet jan te kota !
Ky duket qe nepamje esht torollak ky ka qen si magar per te hecur neper Male me pushkin ne kra politician nuk behet kur
Ky i fali toka Malit te Zi.Pastaj i tha Albinit mos e hiq taksen 100%.Tani pse nuk e kerkon me taksen 100% kunder Serbise ky kungulli.