Haradinaj jep dorëheqje nga mandati i deputetit

Dita

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se dorëhiqet nga mandati i deputetit të Kuvendit të Kosovës.

“Duke e parë se Kuvendi i Kosovës, është shndërruar në një institucion për mbulesën e shkeljeve kushtetuese që i ka bërë qeveria; duke e parë se Kuvendi është shndërruar në një vend ku deputetët me urdhër politik, tërhiqen zvarrë nga policia; dhe duke e parë përjashtimin arbitrar të deputetëve të Opozitës nga Kuvendi, jap dorëheqje të parevokueshme nga mandati i deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës”,tha Haradinaj.

“Në mandatin tim prej deputeti, jam munduar që të ngre shqetësimet e mia serioze për çështje me interes për vendin, duke përfshire edhe gabimet që po bëhëshin me nënshkrimin e dy marrëveshjeve kontestuese, Demarkacionin dhe Asociacionin, por jam injoruar nga uzurpatorët e pushtetit e të Kuvendit”, shtoi Haradinaj.

Share This Article
4 Comments
  • Akt patriotik i Haradinajt. Si dje ne lufte e sot ne politike po tregon se nuk ka gje tjeter mbi interesat kombetare. Del balllart sot para Kosoves e nuk ka pse zvarritet ne nje politike te ndyre ne ate Parlament qe vetem zbaton urdhera nga te huajt.

  • Eshte e vertete ajo qe thua.ti je njeriu qe ke dhene me shume per kosoven, ti duhet ta drejtosh kosoven sepse jam I sigurte qe e don me shume se veten.

  • bravo Rramushit. biles te gjith deputet duhet me e dhan dorheqjen dhe me i pri protestave ne rruge deri sa po shkojne hajnat dhe serbet ne shpi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *