Haradinaj: Kam dyshimet e mia për vdekjen e vëllait tim

Dita

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është bërë pjesë e debatit për vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, që po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës.

Ai i është drejtuar deputetëve që vdekja e tij të mos gjykohet nga askush, derisa të flasë drejtësia.

“Duhet një dozë e kujdesit mos me i gjyku pa i gjyku drejtësia. Se nëse nuk është ajo që po e thuani atëherë jemi duke e bërë prapë një krim”, tha Haradinaj në Kuvend.

Ramush Haradinaj ka përmendur në debat e sipër dhe vdekjen e vëllait të tij, duke lënë të kuptohej se dyshimet e tij lidhur me këtë rast nuk mund të qëndrojnë kurrsesi përpara drejtësisë.

“Vëllau im se ka pas rastin me iu bë hetim ndërkombëtar. Unë dyshoj në disa adresa”, u shpreh ai duke theksuar se nxjerrja e konkluzioneve përpara se të flasë drejtësia nuk mund të ndodhë.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *