Haradinaj kërkesë Amerikës: Presion edhe Beogradit e jo vetëm Kosovës

DITA Online

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sonte ka ripërsëritur qëndrimin e tij se taksa ndaj produkteve të Serbisë nuk hiqet, pa një kontrate garantuese për njohjen e Kosovës nga Serbia.

Haradianj gjatë pjesëmarrjes në Konferencën për Siguri që po mbahet  Mynih, ka pohuar se Amerika nuk ka asnjë ushtrinë në botë më aleate se FSK-në, dhe nuk ka popull më aleat se shqiptarët.

Parimi që ka vle çdo herë për dialogun, ka qenë moskushtëzimi i dialogut. Është gabim që është lejuar dikur me devijuar dialogu, me u biseduar kufij e territore, por edhe tani është gabim nga Zonja Mogherini me pranuar që Serbia, në këtë rast z. Vuçiç me kushtëzuar kthimin në tavolinë, me hjekjen e taksës. Taksa nuk bënë me u hjek pa një kontratë, dhe duhet ta dimë se çfarë kontrate obligative dhe ligjore, pra gjithëpërfshirëse hymë me Serbinë. Njëra nga çështjet është edhe tregtia e lirë, në këtë rast, hjekja e tarifës”, tha Haradinaj.

Ai ka pohuar se Amerika duhet të bëjë presion të Serbia për të mos kushtëzuar dialogun dhe të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Jo nuk ndryshon, shikoni ne jemi vendi më aleat i Amerikës, se është fol edhe për marrëdhëniet me Amerikën. Është një kërkesë legjitime prej Amerikës, pezullimi i taksës, por sikurse e dini, vendimi për taksën është një vendim ligjor, pra nuk kemi shkel ndonjë ligj, është vendim i Qeverisë së Kosovës, i qeverisë sovrane dhe nuk është marrë në relacion Kosovë – Amerikë, por është marrë në relacion Kosovë dhe fqinji ynë, shkaku i veprimeve armiqësore ndaj Kosovës. Amerika besoj nuk ka popull me aleat se ne. Presim prej Amerikës, në vend që t’i bëjë preson veç Kosovës, ose veç institucioneve të Sigurisë së Kosovës, si rasti që është paralajmëruar për FSK-në, FSK-ja është aleati më i mirë i Amerikës, ndoshta nga krejt ushtritë e Botës. Këtë preson ta orientojë nga Beogradi, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje obligative ligjore, gjithëpërfshirëse, për njohje reciproke, qe i hap perspektivë Kosovës për anëtarësim në OKB dhe në organizatat tjera ndërkombëtare, por po ashtu që siguron edhe tregtinë e lirë”, tha Haradinaj,  raporton KosovaPress.

Ai tha se rruga e vetme është kthimi në tavolinë i Kosovës dhe i Serbisë pa kushte. “E tha edhe Presidenti në fjalën e vet, se ne jemi viktimë, pasi Serbia ka kryer krime në Kosovë. Nëse dikush është dashur me vendos kushte, do duhej të vendosnim ne, sepse ne jemi viktima, pasi Serbia ka kryer shumë krime në Kosovë”.

Ai tha se Serbisë tani i kushton koha, pasi Serbisë i duhet për hapjen e kapitujve për hyrje në BE, “ndërsa tani tarifa po na kushtin dy palëve”.

Ne e duam Amerikën me zemër të gjithë, por nuk jemi më miq për Amerikën, nëse marrim hapa të nxituar”, tha Haradinaj.

Kryeministri po ashtu ka lutur të gjithë krerët institucional dhe të partive politike, që të bëhen bashkë, për të mos lejuar Serbinë që të vendos kushte për dialogun.

v.l. Dita

Share This Article
11 Comments
  • Pse Donald Trump nuk i beri presion Serbise per bllokimin e Kosoves ne UNESKO e OSBE?! Pse por i ben presion Kosoves , aleatit me besnik te SHBA-ve ne ballkan dhe Europe qe te heqe taksen tregtare me Serbine, e cila nuk e njeh dhe nuk do ta njohe kurre Pavaresine e Kosoves?! Eshte per te ardhur keq se si ka perfunduar Presidenti i Perkohshem i SHBA-ve, Trump,qe eshte kthyer ne nje sherbetor te interesave ruse ne Ballkan!!!???

    • Bisedimet kane vite, tani bota kerkon marreveshje dhe s’kane faj. Gabimin kryesor e ka bere diplomacia kosovare gjate negociatave qe ka pranuar kushtet e kerkesat e Serbise pa kerkuar reciprocitet. Shqiperia si gjithmone fle e merret akoma me luften e klasave dhe s’e ka mendjen per çeshtje kombetare.
      Po shyqyr qe kosovaret u zgjuan pak tani dhe po hapin gojen te kerkojne reciprocitet. Shpresoj te luftojne per reciprocitet te plote deri ne marreveshjen finale me Serbine.

  • Kesaje deklarate pacavureje ramushovicjane i thuhet;kalova lumin te dhjefsha kalin,por gabon.O Ramush nese nuke do te ishte nderhyrja e SHBA-s sot Kosova do te ishte nen sudimin barbare te milloshevicit.Mjaft me, me te berit pseudopatriotizem dhe mburrjen per sovranitet, kure akoma Kosova ka nevojen me imedjate per SHBA-te.Nje patriotizem i tille cone uje vetem ne mulirin e serbo-ruseve dhe ne tradheti kombetare.Politika kosovare, e populli i Kosoves dhe diaspora shqiptare duhet te rreagoje sa nuke eshte vone,ne nderim te mijra viktimave te agresjonit serb dhe kelysheve te saje qe kerkojne te demtojne miqesine e shqiptareve me SHBA-ne.Kjo cmenduri te shitur per leke te piset e pushtet brenda djallit bije era tradheti kombetare.Sa me shpejt te reagojme perpara ketije pseudopartiotizmi ramushjan,ndryshe do te jete shume vone.Dhe se fundi SHBA nuke eshte e vertet se po perkedhel serbine duke i vene kushte Kosoves,por perkundrazi SHBA ja ka bere te qarte serbeve se pa njohjen e pavaresise se Kosoves,, as te mos mendoje se do te behet pjes e BE-se,gje te cilen e ka heksuar dhe Gjermania e Anglia.Taksa duhet te hiqe,kurse kufije asnjemenyre nuke ka te drejten morale e njerezore ti ndryshoje pa nje referendum ne popull.Sa per kulture e dije,nuk ka shtet ne bote etnikisht te paster.

    • Ne kohen e Luftes Clirimtare te Kosoves, President i SHBA-ve ishte trimi i mencur Bill Clinton; sot eshte President sherbetori i diplomacise ruse Trump, i katalpuar ne ate post me ndihmen e sherbimeve sekrete ruse….

    • Nëse nëse edhe nëse nuk të ndihmonte Rusia Sërbia as që do existonte në tri periudha Rusia ka ndërhy ushtarakisht në Ballkan dhe vetëm njëherë USA në kuadēr të NATO ndërhyri në ndihmë një nji rajoni të shqiptarëve

  • Nji pershendetje seioze dhe me shume kenaqesi,zemre dhe shpirtit per LEXUESIN DHE BUDA-N.

    Jeni realist sic duhet te jete cdo shqiptare ne mbeshtetje te madheshtorit Rahmush Haradinaj.
    Po ta marresh demokratikisht holle holle duhesh qe ne diten e pare qe u ulen ne bisedime perfaqesuesit e Kosoves me racistet Serb te kerkohesh llogari per krimet.Qe i kane sjelle gjithe shteteve te ish federates jugosllave e ne vecanti krahines ma veriore te kombit Shqiptare Kosoves.
    Ndaj Clintoni eshte dhe mbetet historikisht hero i nderuem per demokracin boterore e ne vecanti per Kombin Shqiptare.Ky i sotmi mos kjofte anti shqiptare me garanci asht kokrra e debilit nderkombetar dhe populli Amerikan e mban per president.Durim deri ne vitin 2020 ne shpresen qe Bota te ket nji President tjeter per shtepin e Bardhe nga cili krah qofte Republikan apo Demokrat.

  • E ke bere pyetjen zoti Ramazan (Ramush) Haradinaj pse ju “do”kaq shume populli amerikan dhe nuk I ze “gjumi” per ju?
    Po pse ju kini te drejte per Lirine dhe token e pushtuar nga Sllavet dhe jo Greket nga Sllavet dhe Turqit?
    Politika e Amerikes po te ishte e drejte dhe demokratike do njifte Qeverine Demokratike te Theofan Stilian Nolit.
    Por me mire nje Turqi te vogel si Al-bania per amerikanet ishte nje shans per te percare kete vend historik,te lashte me kulture Helene.
    Siunllakun te gjithe e kane dashur,kurse spiunin jo.
    Prandaj Amerika ka nevoje per protektorate d.m.th spiune,servile si puna e Kosoves.

  • Pellasgjikos, bashke me flm, turkomutofago, platonikos, Panajotis Varikaris, janullaqis, hamzaleshi, dules daulles e te tjere vrromaris filogrekus, shkoni e beni shurren, merrni evrote nga papui dhe qerrohuni nga shqipja e bukur dhe e paster.
    Ramushi ka te drejte dhe eshte e drejta e tij e padiskutueshme te kerkoje ate qe deklaron me trimerine dhe me te drejten e kombit te vuajtur, te persekutuar e te masakruar nga barbaret e stepave e nga evgjitet e cobenet qe tani na jane bere trima. Kur u duket se Jane shume, ulerrijne e bertasin. Kur u shkreh nje plumb, ikin me vrap e nuk dine ku te futen. Plehra te ndyre!

  • Zoti Thana,qe ka te drejte Ramazani (Ramushi) kete e di dhe bufi,por amerikanet nuk treguan me vepra qe perfaqesojne Drejtesine.Ate qe beren me te drejte me Milloshevicin nuk e beren dhe per Qemal Ataturkun.
    Te dy keto shtete si Serbia apo Turqia nuk u takon vendi qe kane krijuar shtetin e tyre,bashke me Ameriken.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *