Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, vijon ende diskutimet në lidhje me çështjen e demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Në një postim të fundit në Facebook, Haradinaj ka publikuar hartën për të cilën thotë se është harta zyrtare ushtarake e vitit 1963 që ka bërë demarkacionin e kufirit me Malin e Zi (mes Republikave të atëhershme të ishJugosllavisë), në bazë të së cilës është bërë vija kufitare e vitit 1974.
“Kjo është harta zyrtare ushtarake e vitit 1963 që ka bërë demarkacionin e kufirit me Malin e Zi (mes Republikave të atëhershme të ishJugosllavisë), në bazë të së cilës është bërë vija kufitare e vitit 1974. Kjo është situata reale e kufirit midis Kosovës dhe Malit të Zi”, ka thënë Haradinaj, shkruan “koha.net”.
Lideri i AAKsë ka theksuar se çështja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi është serioze, temë mbarështetërore dhe duhet të trajtohet profesionalisht dhe në bazë të fakteve.