Haradinaj: Koalicion me PDK-në? Kurrë më!

Edona Llukacaj

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ftuar në emisionin Pressing të T7 mbrëmjen e së hënës e ka përshkruar si përvojë të keqe bashkëpunimin me PDK-në në qeverisje.

Haradinaj bile ka pohuar se nuk e ka njoftuar kreun e PDK-së, Kadri Veselin, për dorëheqjen, pasi ai nuk i ka lënë hapësirë për të diskutuar për tema të ndjeshme.

Kryeministri në detyrë i Kosovës ka thënë: “Çka të paralajmërojë një njeri që në Uashington ka thënë se Haradinaj po flet me Amerikën si me Serbinë. Nuk më la hapësirë që të flasë për tema të tilla”.

Haradinaj shton se PDK e ka penguar për temat më të rëndësishme kombëtare dhe se nuk do të bashkëpunojë më me partinë e Veselit.

Pak orë pasi ka nënshkruar një marrëveshje me PSD-në e Shpend Ahmetit,kryetari i AAK, Haradinaj tha: “Me PDK-në kurrë më”.

Pak ditë më parë edhe kryetari i PDK Veseli u shpreh se nuk e shihte të mundshëm një koalicion me AAK-në e Haradinajt.

e.ll./dita

Share This Article
3 Comments
  • Kur i besohet ketij , qe nderon mendjen sipas interesit personal ?!
    Vone po i bje ndermend per me lane PDKne qe askkush nuk e do me pos ato grabitqaret qe duan me mbrojte vjedhjet e tyre!

  • Po PDK te beri Kryemini st er or I gjore.T I as force .politike e as kapacitvete personale nuk ke pasur e as nuk ke sot e mot per keto aspirate tuaja te semuara pas pushtetit.PDK eshte kapacitet politik e force kombetare.Provo ti me kete ‘maxh upin”-shpendin se edhe ai eshte hne hall kah t’ia mbaj pas zgjedhjeve qe te mbetet diku ne ndonje cep qeveritar.

  • Or mush,kur me ne fund ti do te shikosh per reth,qe Kosova,ka vajza dhe djem cilesor me kulture arsim dhe integritet,qe u mban karrigen te uzurpuar.
    E mban veten per trim,legjend.Ok,mund te jesh dhe keshtu,por lufta ka dekada qe ka mbaruar dhe ne uzurpimin e pushtetit,qe keni bere ju me pas,bashke me Thacin dhe te tjere,Kosova megjithe ndihmen perendimore,vazhdon te shkoje vec pas,drejt hapesirave te Anadollit.
    Dhe duket,qe per formimin qe keni,koha po tregon qe ju jeni te vendosur per ta cuar deri ne fund kete rrugetim.
    Hapini pra krahun ardhmerise se Kosoves,ne moshe,KULTURE DHE IDE. dhe ju shume shume,mund te zini vend ne muzeun e luftes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *