Haradinaj: Kosova është gati për liberalizimin e vizave

Leda Hysa

 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian thekson se përkushtimi i Qeverisë është përmbushja e kriterit të fundit, lëvizja e lirë.

Haradinaj shtoi se Kosova nuk ka dilemë për orientimin e saj euro-atlantik.

“Kosova nuk ka dilemë për orientimin e saj euro-atlantik. Bashkimi Evropian duhet të hap rrugë që ne të bëhemi pjesë e familjes të cilës i takojmë. Në takimin e sotëm me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian theksova përkushtimin e Qeverisë së vendit në përmbushjen e kriterit të fundit që qytetarët tanë ta kenë të drejtën e lëvizjes së lirë, siç e kanë vendet demokratike. Kosova është gati për liberalizimin e vizave!”

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *