Haradinaj merr zyrtarisht detyrën

Ornela

Kryeministri i ri i Kosovës, Ramush Haradinaj mori këtë të hënë zyrtarisht detyrën nga ish-kryeministri, Isa Mustafa.

Kalimi i pushtetit u bë në një ceremoni solemne të shoqëruar nga parakalimi i Gardës së Kosovës.

Një ditë më parë, Haradinaj iu drejtua qytetarëve të Kosovës përmes rrjeteve sociale për t’iu përcjellë mesazhin e parë si kryetar qeverie.

“Qeveria që do të drejtoj do të jetë qeveri e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie, besimi, përkatësie politike apo ideologjie dhe do të jetë më e gatshme se asnjëherë më parë që të bashkëpunojë ngushtë më opozitën parlamentare, shoqërinë civile dhe median”, u shpreh Haradinaj.

Kryeministri premtoi një nisje të re për vendin duke shprehur bindjen se ka vetëm një rrugë për ta realizuar atë.

“Nisja e re për Kosovën bëhet vetëm duke qenë të bashkuar e me besim tek njëri-tjetri!”, e mbylli mesazhin e tij Haradinaj.

Share This Article
3 Comments
  • Ok kryeminister te shohim sa do te zgjase jeta jote politike ne qeveri.Detyren e pare e ke me mardheniet Kosove-Serbi,dhe nuk e di si do te ulesh me serbet kur ata i kerkuan Frances te te sillnin mbrapsht ne Serbi.Ata qe te vune ne ate detyre do te qeshin me ty.Se shpejti dhe ti do te behesh nje barre tjeter per Kosoven dhe kosovaret.Good luck

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *