Haradinaj, në pritje të përgjigjes së Thaçit deri të hënën

anazapta

“Ramush Haradinaj do të presë përgjigjen e Hashim Thaçit deri të hënën. Por, atij tashmë i janë shuar shpresat se mund të bëhet Kryeministër në një koalicion me PDK-në. As me opozitën s’i ka punët mirë. Të premten drekoi me Isa Mustafën, por mohoi mundësinë që të përfshihet në ndonjë nismë për rrëzimin e qeverisë” shkruan sot e përditshmja kosovare “Express”.  Sipas burimeve të gazetës, Haradinaj tashmë ka marrë sinjale se PDK-ja nuk ka në plan t’ia lëshojë postin e kryeministrit.

“Po shkojmë kah mundësia për t’i dhënë epilog mundësisë për një marrëveshje qeverisëse. Po pritet në këto ditë t’i jepet epilog. T’ju them të drejtën një dozë optimizmi e ruajmë, por nuk kemi sinjale që do të mbyllet për po”, ka thënë Haradinaj të premten.

Lideri i AAK-së ka thënë se deri të hënën do të presë për të marrë përgjigjen e PDK-së e më pas do të vazhdojë me axhendën partiake. Nëse nuk mund të arrihet marrëveshje me PDK-në, atëherë partia e tij do të presë deri në zgjedhjet e ardhshme për ta kërkuar besimin e qytetarëve. Haradinaj nuk ka treguar nëse do t’i bashkohet opozitës për të rrëzuar Qeverinë. Në fakt, votat e AAK-së kohëve të fundit e kanë shpëtuar pozitën në Kuvendin e Kosovës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *