Kryeministri Ramush Haradinaj i ka kthyer edhe një letër Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherinit. Kjo rezulton të jetë letra ku Haradinaj eksplicit i tregon Mogherinit se sa i pakënaqur është me punën e saj si ndërmjetësues.
Haradinaj, në letrën e siguruar nga Gazeta Express, i ka thënë Mogherinit se me ardhjen e saj në krye të detyrës që mban, Bashkimi Evropian, nuk ka pasur më rol neutral.
Shefi i ekzekutivit po ashtu i ka treguar Mogherinit se është e konsideron thellësisht ofendues kategorizimin e vënies së taksës nga Kosova si provokim tregtar brenda CEFTA’s.
Kjo është letra e plotë:
E nderuara Përfaqësuese e Lartë, znj. Mogherini,
I nderuari Komisioneri Malmstrom,
I nderuari Komisioneri Hahn,
Po i referohem letrës suaj të 17 dhjetorit…
Ne i dëshirojmë raportet shumë të ngushta me Bashkimin Evropian. Megjithatë, nën administrimin tënd, Bashkimi Evropian ka pushuar së qeni neutrale në marrëveshjet e saj me Kosovën dhe Serbinë. Sjelljet e Serbisë kundrejt Kosovës, duke përfshirë refuzimin e vazhdueshëm për të zbatuar marrëveshjet teknike të Brukselit, nuk është se vetëm janë injoruar por Serbia ka përfituar asistencë financiare dhe po ashtu hapje të kapitujve të ri. Dua të rikujtojnë që marrëveshja jonë e Stabilizim Asociimit me Bashkimin pjesët Evropian është një kontratë që vlen shumë më shumë se dialogu me Serbinë.
Dëshiroj të kujtojë se Qeveria e Kosovës ka punuar në mënyrë të vazhdueshme për të krijuar raporte të qëndrushme me serbët e Kosovës, gjithashtu edhe me minoritetet e tjera. Këto përpjekje kanë filluar të japin frytet e tyre.
Deklarata juaj publike lidhur me kufijtë, e kombinuar me ftohtësinë tuaj ndkaj dëmëve të mëdha që i shkaktohen shoqërisë sonë nga veprimet e Serbisë, kanë zvolguar progresin dhe kanë cuar direkt në humbjen e momentumit në procesin e dialogut.
Kategorizim i veprimeve të Serbisë nga ana juaj si “provokim tregtar brenda CEFTA’s” është thellësisht ofendues: ju e dini që Serbia ka qenë e ashpër në sulmet e saj ndaj shtetit tonë, ndaj institucioneve tona dhe ndaj mirëqenies së qytetarëve tonë.l
Përkundër gjithë këtyre problemeve, ne kemi vazhduar të përkrahim, pa rezerva dialogun me Serbinë. Sic e dini, kemi marrë masa të fuqishme kohëve të fundit për ta forcuar dhe për ta përkrahur dialogun, bazuar në kompetencat kushtetuese të institucioneve tona. Kuvendi ynë ka dëshmuar se jemi të bashkuar për ta hapur një kapitull të ri në këtë proces.
Qeveria ime do të vazhdojë të veprojë sipas detyrave të caktuara nga kushtetua 0për të mbrojtur interesin e qytetarëve. Qëndrimi ynë lidhur me vënien e taksës është i njëjtë sic e kam thënë edhe në letrën e 15 dhjetorit.
v.l/ Dita

Mbështes me të dyja duart kryeministrin Haradinaj . Është pikërisht ai , që i duhet , kohë më parë në atë post Kosovës .
Bravo Haradinaj.
I jep me kuptue Europes qe dim te rrime gaditu!Por dim dhe te kerkojme ate qe i takon shtetit dhe popullit te kosoves.Pavarsisht se ju Europa na veni vetem detyra per te perfitue te drejta.Te cilat praktikisht nuk na i depozitoni me te drejte ligjshmerie.
Mbaje mendjen dhe te jesh besnik i USA pa Europa zanatin e kurvellekut nuk e harron.
Je ne rregull vetem se hiq Thacin nga kryesues i bisedimeve me serbine se e humbem Kosoven dhe(qofte larg) nese ndodh dicka e tille i pari do te pergjigjesh ti qe i lirove vendin thacmutit.Nese nuk kishe kryqe per ate pune le te vihej nje tjeter kryeminister.
Krejte ne regull kryeminister por , nuk u ka faje kryeminister Haradinaj pse Qeverija juaj ka nii administrat te madhe dhe qjoefikase me 22 ministri dhe rethe 100 zv.ministra, nuk ju ka faje komisinerja Mogerini pse qeverija juaj paguan nga taksapaguesit e kosoves mbi 40 mij veteran te rrejshem te cileve me paramendin iu dha statusi i vetereanit ne kembim te 250-300 mij votave ,ajo nuk ka faj pse ju qe ne ditet e para ia rritet rritet vehtevehtes 100 % rrogen , cfare faji ka Federika Mogerini pse ne Kosove askush nga ” peshqit e medhej” nuk po gjykohet me vendim te prere te gjykates ose pasurija e tyrd nuk po u konfiskohet Federika Mogerini nuk i punsoi militantet e saje bilmeza e te pa afte ne borde dhe komisione funksionale qeveritare z. Kryeminister dhe ajo nuk e instaloi rrjetin e krimit te organizuar ne Kosove, ajo nuk e afirmoi dhe as se nxiti per 20 vite importin e mallrave nga Serbija kryeminister por , ajo ndihmoi ju ate ta luftoni . Pse ju nuk e luftuat as si parti politike as si qeveri Migerini aspak faj nuk ka edhe pse ju po e akuzoni por , ajo nuk mund te akuzohet per dicka qe nuk ka faj Federika Mogerini nuk ka faj per asgje qe u theksua me larte kryeminister pse nuk u luftua krimi i organizuar dhe korrupsioni qe per pasoje pati mosedhenjen e levizjes se lire te qytetareve te kosoves edhepse ju i keni siguruar pasaporta kryeminisyer per familjet dhe te afermit tuaj dhe ju levizni sa te doni , ku te doni dhe kure te doni kurse per qytetaret edhe nuk brengoseni aspak.
A ju ka faj Mogerini kryeminister kure ju obligimet kushtetuese te qeverise per bisedime me Serbine ia transferoni Presidences …?
Joo kryeminister jo . Ne pritem qe ju fillimishte te ia nisni kritikat nga qeverija juaj , te reflektoni e pastaj te dilni jashte kufijve te kosoves .Keshtu , ju po i hypni kalit kahe bishti kryeminister ose , ju po doni te na hidhni pluhur syve se dikush tjeter i paska fajet per gjitha deshtimet ne Kosove per 20 vite te fundit
Ik more koqe kanari