Haradinaj përpara Speciales, reagimet në Prishtinë: Po paguan se doli kundër ndarjes së Kosovës

J L

“Kryeministri Ramush Haradinaj po paguan çmimin që u pozicionua fuqishëm kundër skenarit të ndarjes së Kosovës. Ai ishte barriera më e fuqishme kundër ketij skenari.”

Kështu e lexon ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, ftesën që i është bërë së fundmi Ramush Haradinajt nga Gjykata Speciale.

I shpallur i pafajshëm më parë nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë për krime të pretenduara gjatë luftës së Kosovës, Haradinaj është thirrur sërish nga Gjykata Speciale, ndërkohë që një zhvillim i tillë nuk ishte parashikuar më parë.

Nxjerrjen e Haradinajt përpara Gjykatës që po shqyrton raportin e Dick Marty, po e kundërshtojnë edhe përfaqësuesit e partive opozitare në Kosovë.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë për KTV-në se nuk pritej që Haradinaj të thirrej nga Gjykata Speciale.

“Nuk është pritur që ata që janë ballafaquar njëherë me drejtësinë që të jenë të ftuar”, ka thënë Haziri.

Ndërsa deputeti i Nismës, Zafir Berisha ka thënë se ftesa nga Gjykata Speciale për kryeministrin Ramush Haradinaj është tallje me shtetin e Kosovës.

Edhe ambasadorja kosovare në Uashington, Vlora Çitaku thotë se “kjo nuk është drejtësi”.

Ramush Haradinaj njoftoi sot se ka dhënë dorëheqjen si kryeministër, për t’u përballur si qytetar i thjeshtë me drejtësinë, ndërsa kërkoi që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

j.l./ dita

Share This Article
4 Comments
  • Pse Haga nuk therret taborin e Milloshevicit, qe jane kriminelet e vertete dhe qe jane ne pushtet ne Serbi.
    Kjo eshte Evropa ku ne duam te shkojne, pasi te na I kene marre edhe gjysmen e tokave. Greqia me injorancen, obskurantizmit dhe racizmin e saj, kerkon reparacione te paqena nga Gjermania dhe perkedhelet. Serbia ha me kater luge, evrope, rusi, kine e Turqi dhe prape I ferkojne koken, ndersa shqipove duan t’i rrjepin edhe lekuren

  • Kjo eshte ana me e errte e Hages.! Nuk thirret ne Haga at qe ben krimet pore thirren ne Hage viktimat.
    Kjo eshte tersishte e pa drejte.!.
    Faktori Nderkombetar dhe keryesishte Partneret tane duhet te reagojne ne ket drejtim.!

  • Politika dhe demokracia perendimore bahet nga shtetet qe gezonin kolonira ne gjithe boten.Popujt jane zgjuar dhe kolonit iu kane dale doret.Difekti mbetet tek mjere i vogli para te madhit qe ka forcue shtetin e vet prej cfrytezimit te kolonive.Mendja ta imponon te gjykosh per kete lloje demokracie: Ma mire mut se i vogel.
    I vetmi shtet i kolonizuem nga kolonizatoret Anglez dhe sot asht shteti ma i fuqishem i botes dhe ban ligjin asht Amerika.Kombi etnik Shqiptare duhet te krijoje miqesi te forte me USA.Ne te kunderten nuk ka asnji perspektive per jeten e vet.

  • Cirk Ballkanik. Si gjitmome Haradinaj luan rolin e kokes se turkut, me bekimin dhe urdherat nga manaxheret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *