Haradinaj: Po na kërkohet të japim veriun për njohjen nga Serbia

Ornela

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përsëritur edhe një herë se heqja e tarifës doganore për mallrat e Serbisë lidhet me njohjen e shtetësisë së Kosovës.

“Nëse duan të rikthejnë tregun, ne e duam njohjen, nuk jam duke tepruar apo duke u prishur me ndonjë mik, ne po veprojmë ashtu siç vepron bota moderne, më jep njohjen-ta kthejë tregun”, është shprehur Haradinaj gjatë një fjalimi në një akademi përkujtimore në Junik.

Ai ka kritikuar liderët politikë, përfshirë edhe ata që janë në koalicionin qeverisës për shkak të siç ka thënë ai, deklaratave se pezullimi i tarifës duhet të bëhet për të ruajtur miqësinë e Kosovës me Shtetet e Bashkuara.

Ai rikujtoi ditët kur ata, sipas tij, pavarësisht kundërshtimeve të SHBA-së, synonin ta shfuqizonin Ligjin për Gjykatën Speciale për krime të luftës.

“Është mirë që ne të jemi të sinqertë me miqtë tanë, me SHBA-në, me Evropën dhe të tregojmë arsyen e marrjes së këtij vendimi. Kur e kemi pasur për vete, që frikësoheshim nga Gjykata Speciale, jemi munduar ta rrëzojmë ligjin në Kuvend, edhe unë kam pas dëshirë të shfuqizohet. Edhe ne nuk dëgjonim se amerikanët thoshin se po na ngulni thikën pas shpine. Njerëzit e njëjtë kemi qenë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, të njëjtit kemi qenë”, ka theksuar Haradinaj.

Duke u ndërlidhur me idenë e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për pezullimin e tarifës për 120 ditë, në mënyrë që të vazhdohet me procesin e dialogut me Serbinë, Haradinaj ka thënë se nëse ndodh ky lloj pezullim, atëherë sipas tij, nuk do të ketë më nevojë për taksë.

“Në këtë rast, ai mall që hyn për 120 ditë mbetet këtu për 10 vjet”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës.

Sa i përket mundësisë së arritjes së ndonjë marrëveshjeje eventuale me Serbinë, Haradinaj ka thënë se bashkësia ndërkombëtare vazhdimisht ka kërkuar nga Kosova “të japë tokë në këmbim të njohjes së pavarësisë se Kosovës nga Serbia”.

“Kanë kërkuar që të jepet tokë. Kanë kërkuar veriun, ku janë minierat, është pasuria. Sot, nuk kryejnë shumë punë, por ndoshta në të ardhmen, janë shumë jetike për Kosovën. Ose është thënë se nëse nuk jepni tokë, jepni një Republikë brenda Republikës”, ka thënë ai.

Qeveria e Kosovës ka thënë tarifë prej 100 për qind në mallrat ndaj Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës në nëntor të vitit të kaluar. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kundërshtuar këtë masë dhe kanë kërkuar pezullim të menjëhershëm të saj.

o.j/dita

Share This Article
11 Comments
  • Ramushi ka përvojë se sa shqiptarët janë të sakrivicave për atëdhe më vjen keq që jo që nuk të mbështetin por prap ta riaktualizojnë atë prooaganden e viteve 97 ku u mallkuat si shkatrres institucionesh dhe të paqes të njejtit aty i ke

  • Ti japësh Serbisë veriun e Kosovës do të thotë që Serbët të na marrin zemrën e kosovës martjere dhe tërë kombit shqipëtar , ata do na morin fytyrën jo të një njeriu të vetëm qoftë ai president apo kryeministër ,por na shkalet nderi i gjithë popullit kosovës që lindi e luftoi për këto troje ,aty ku lindi kryetrimi i lirisë shqiptare ISA BIOLETINI.
    Jemi krenar për R.Haredinajn vendimi 100% i tarifës doganore i uli me bythë në tokë pushtuesit Serbomëdhej të ballkanit.

  • ” më jep njohjen-ta kthejë tregun”
    shkurtë e saktë!
    paratë e mija i njeh!të drejtën time jo!?
    kjo është pak si bastarde!!

  • Me te drejte keshtu sic thote Hajredini. Pore ketu nuk po funksionon e drejte, pore forca!
    Me te drejte na takon edhe NISHI,! Pore at nuk jan ngopur me Nishin e Medvegjen, po kerkojen edhe Mitrocicen. !

  • Mbeshtes ne te dyja duart kryeministrin Haradinaj ! Eshte njeri kurajos , i vendosur dhe atdhetar i vertete . Te gjithe shqiptaret , kudo qe jane , duhet ta mbeshtetin zotin Haradinaj , sepse … , ne fund te fundit , ishin pikerisht keta nderkombetare , qe kontribuan fuqishem per clirimin e Kosoves , por edhe per caktimin e kufijve shteterore te saj , te derisotem ! Nuk besoj se shqiptaret do te kene ne te ardhmen nje shans historik si ai i vitit 1999 .

  • E si do ti marrim trojet etnike kombi shqiptare qe nuk mbron truellin e Mitrovices,djepin e trimit Isa Boletini.
    Amaneti i Isa Boletinit!!!
    Kurr s’kem lyp c’ka s’na takon
    Trolli i t’parve kot s’na shkon
    As e shesim as kujt s’ia lame
    per pa deke e shkri te tane.

  • Mbeshtes plotesisht qendrimin e Haradinajt. Eshte per te ardhur keq qe masa e takses ndaj mallrave serbe nuk u ndermor ne kohen kur ne Uashington sundonin miqte e Shqiperise! Megjithate dhe pa dashur te bej tersin e Pojanit mendoj se ne kushtet aktuale, kur kemi perseri gjithe boten kunder, eshte mire qe Kosova te heqe dore nga komunat me shumice serbe ne veri te Kosoves. Dhe si hakmarrje te shpallte bashkimin e saj me Shqiperine. A doni ndryshim kufijsh?! Urdheroni! Ja ku e keni. Mendoni nje çast sikur Beogradi te krijoje incidente ne veriun e Mitrovices! Gjate te cilave mund te vritet edhe ndonje serb! Ose te paguaje ndonje xhihadist shqiptar ose ndonje nga agjentet e tij kosovare per te djegur ndonje manastir ose kishe serbe! Siç ngjau para nja 15 vjetesh! Atehere Serbia fut trupat e saj te armatosura ne veri te Mitrovices si dhe ne enklavat serbe ne Kosove! Siç beri edhe Putini me Krimene. Sepse sot Serbia eshte me e forte se kurre me pare, ndersa Kosova dhe Shqiperia me te dobeta se asnjehere tjeter. Pa ushtri dhe pa miq! Atehere?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *