Kosova feston sot 10 vjetorin e Pavarësisë. Festimet janë shtrirë në të gjitha trojet shqiptare, por epiqendra e aktiviteteve dhe festës do të jetë në Prishtinë.
Që në orët e para të mëngjesit për këtë 10 vjetor kanë ardhur urime edhe nga liderë botërorë.
Në Shqipëri të parët që kanë uruar pavarësinë e Kosovës kanë qenë Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama, të cilët do të jenë pjesë edhe e festimeve në Prishtinë.
Ndërsa nga liderët e huaj, i pari që ka uruar pavarësinë ishte ish-presidenti i SHBA, Bill Klinton, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë viteve të luftës në Kosovë, por edhe për pavarësinë.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbledhur qeverinë me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Haradinaj tha se Kosova është një shtet model, që synon integrimin në NATO dhe BE.
“Po ndërtojmë një shtet model. 10 vite pavarësi dhe 19 vite liri do të thotë mbyllje e konfliktit të tmerrshëm. Kosova është një shtet pretendent për anëtarësim në NATO dhe BE. Kosova ka shumë sfida, të cilat do i kapërcejmë. Jemi një vend i vogël, por zemërgjerë për aleatët.
Jemi të vetëdijshëm që ende nuk janë plotësuar pritshmëritë e qytetarëve, por jemi duke ecur në atë rrugë. Në dekadën e dytë do të arrijmë zhvillimin e pritshëm. Rrugë të mbarë vendit tonë…” deklaroi ai.
o.j/dita

Model korrupsioni njesoj si ne Shqiperi.
Ky fare burri mendos se kurre nuk do te beje shtet, e jo me shtet mode.
Lopa BAN MUUUUUUUUUUUUUUUU